Në bazë të nenit 54, paragrafi 1, të Ligjit për Standardin e Nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20, 302/20, 235/24 dhe 111/26), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumës së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 160/26), si dhe Aktvendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër, nga arsimi i mesëm, të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
K O N K U R S
për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm, të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vitin shkollor 2026/2027
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2026/2027, ndan 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënës – fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm, të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që i plotësojnë kushtet në vijim:
1. Të jenë nxënës të rregullt të vitit të parë, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur së paku sukses të mirë;;
2. Të jenë nxënës të rregullt të vitit të II, të III dhe të IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur së paku sukses të mirë;
3. Të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për Punë Sociale, vërtetim nga institucioni/konvikti ku është i sistemuar (i strehuar)ose dokumentacion tjetër përkatës, me të cilin do të dëshmojnë se janë fëmijë pa prindër.
4. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit ;
5. Të mos jenë përfitues të bursës nga institucione ose kompani të tjera;
6. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;. Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur. Nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.
I. MËNYRA, VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë aplikimin elektronik dhe e ngarkojnë dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga data 07.10.2026 deri më 21.10.2026.
Dokumentet e nevojshme që duhet të bashkëngjiten në aplikim janë në vijim:
1. Vërtetim se kandidati është nxënës i rregullt gjatë vitit shkollor 2026/2027;
2. Dëftesat për vitet e mëparshme të përfunduara të arsimit (kandidatët e klasës së parë dorëzojnë dëftesat nga klasa VI deri në klasën IX) (duhet të bashkëngjiten dëftesat origjinale);
3. Vërtetim nga Qendra kompetente për Punë Sociale, vërtetim nga institucioni/konvikti ku është sistemuar nxënësi ose dokumentacion tjetër përkatës, me të cilin dëshmohet se është fëmijë pa prindër.;
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
4. Deklaratë e nënshkruar nga kujdestari se kandidati nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër, e publikuar si shtojcë e Konkursit;
5. Deklaratë e nënshkruar nga kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar si shtojcë e Konkursit;;
6. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale, e nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë nga kujdestari, e publikuar si shtojcë e Konkursit; ;
7. Llogari bankare (transaksioni) në emër të nxënësit. ;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare dhe në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konviktin e nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/16), do të sigurojë dokumentin në vijim : -Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kandidatët nuk do të rangohen në listë nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse nuk është dorëzuar /dërgohen në formë fizike (në letër).. Lista me kandidatët e përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në rubrikën „Lajme“, deri më datë 20.11.2026, kurse të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime në lidhje me statusin e aplikimeve të tyre të paraqitura në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk . Nxënësit të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, në Procedurë të Marrëdhënieve të Punës dhe në Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë.Për nxënësit e mitur, ankesa duhet të dorëzohet përmes përfaqësuesit të tyre ligjor; në të kundërt, ankesa do të konsiderohet e parregullt. III. SHUMA E BURSËS Shuma e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2026/2027..