Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardet e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20, 302/20, 235/24 dhe 111/26),, Vendimi për përcaktimin e numrit të bursuesve dhe lartësisë së bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 160/26) ,dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar - sportistë nga shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027 , Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 150 bursave për nxënës-sportistë të talentuar nga shkollat e mesme në RMV për vitin shkollor 2025/2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2026/2027, do të ndajë 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënës-sportistë të talentuar nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë nxënësit që mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë këto kushte:
1. Të jenë nxënës të rregullt të vitit I, II, III dhe IV, të cilët gjatë dy viteve të mëparshme shkollore kanë fituar shpërblim/diplomë/vërtetim për fitimin evendit të I, II,ose ,III në garë ndërkombëtare të organizuar nga federatë kombëtare ose në garë shtetërore në fushën e sportit, të organizuara nga federata kombëtare sportive që kanë Aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive, të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport ose Ministria e Sportit.
1.Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
2.Të kenë arritur të paktën sukses shumë të mirë mesatar gjatë arsimimit të deritanishëm;
3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;
4 .Të mos jenë përfitues të bursës nga institucione ose kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.;
Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur gjatë shkollimit dhe fitimi i shpërblimit dhe/diplomës në gara shtetërore ose ndërkombëtare.
Për kriterin e suksesit të arritur, pikët fitohen sipas formulës në vijim:
Nota = pikë.
Për kriterin e shpërblimit /diplomës/vërtetimit të fituar në garat shtetërore ose ndërkombëtare në fushën e sportit, pikët përcaktohen në varësi të llojit të shpërblimit të fituar, si vijon:
-Vendi i parë (I) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 5 pikë, ndërsa në garë shtetërore me 4 pikë;
-Vendi i dytë (II) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 4 pikë, ndërsa në garë shtetërore me 3 pikë;
-Vendi i tretë (III) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 3 pikë, ndërsa në garë shtetërore me 2 pikë.
Ndërsa, sipas llojit të shpërblimit të fituar, vlerësohet me 2 pikë për shpërblim të fituar individualisht dhe 1 pikë për shpërblim të fituar në ekip, për sh.:
Nëse nxënësi ka fituar vendin e parë në sport ekipor në garë shtetërore, ajo diplomë do të vlerësohet me 5 pikë (4 pikë për vendin e parë të fituar në garë shtetërore + 1 pikë për shpërblimin e fituar në ekip); ose
Nëse nxënësi ka fituar vendin e dytë në sport individual në garë ndërkombëtare, ajo diplomë do të vlerësohet me 6 pikë (4 pikë për vendin e dytë të fituar në garë ndërkombëtare + 2 pikë për shpërblimin e fituar individualisht).
Për kriterin shpërblimi/diploma/vërtetimi i fituar në gara shtetërore ose ndërkombëtare në fushën e sportit, duhet të plotësohen kushtet në vijim:
. Për shpërblimet e fituara në gara shtetërore në fushën e sportit, do të njihen vetëm shpërblimet e fituara në gara të organizuara nga federatat kombëtare sportive që kanë aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive, të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport ose Ministria e Sportit por jo nga klubet sportive, shoqatat etj.
· Për shpërblimet e fituara në gara ndërkombëtare në fushën e sportit, do të njihen vetëm shpërblimet e fituara në gara të organizuara nga federatat kombëtare sportive, përkatësisht në garat e parashikuara sipas kalendarit të zhvillimit të garave të Federatave Kombëtare Sportive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë Aktendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive, të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport ose Ministria e Sportit.
· Për medalje të fituar ose shpërblim ekipor, nga i cili nuk mund të përcaktohet se kush është fituesi i tij, është e nevojshme të sigurohet Vërtetim për medaljen/shpërblimin, i cili konfirmon pjesëmarrjen dhe vendin e arritur nga sportisti.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikimin elektronik dhe ngarkojnë dokumentacionin përkatës në: http://e-uslugi.mon.gov.mk, nga data 07.10.2026 deri më 21.10.2026
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë në vijim:
1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2026/2027;
2. Dëftesat për vitet e përfunduara të mëparshme të arsimit (kandidatët e vitit të parë dorëzojnë dëftesat nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të); (të bashkëngjiten dëftesat origjinale të skanuara).
3. Shpërblime /diploma/vërtetime për vendin e I, të II ose të III të fituar në garë ndërkombëtare ose në garë shtetërore në fushën e sportit, të organizuara nga federata kombëtare sportive që kanë Aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive, të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport ose Ministria e Sportit; (të bashkëngjiten shpërblimet/diplomat origjinale të skanuara).
4. Dëshmi/Vërtetim për karakterin ndërkombëtar të garës ((Dorëzohet dëshmi ose vërtetim nga Federata Kombëtare se gara është e paraparë në përputhje me kalendarin e zhvillimit të garave të Federatave Kombëtare Sportive të Republikës së Maqedonisë së Veriut).
5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se kandidati nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër, e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;
6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;
7. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale, e nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë nga prindi/kujdestari, e publikuar në portalin e internetit të Ministrisë;
8. Llogari transaksionale në emër të nxënësit.;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konviktin e nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e
nevojshëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189/16 dhe 41/17), do ta sigurojë dokumentin:
- Certifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shpërblimet/diplomat/vërtetimet në të cilat nuk është përcaktuar saktësisht vendi i fituar dhe emri i fituesit, si dhe ato që nuk janë fituar gjatë vitit të kaluar shkollor, nuk do të merren parasysh.
Nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë pikësh, përparësi do të kenë kandidatët e regjistruar në një vit më të lartë shkollor.
Kandidatët nuk do të rangohen në listë nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse nuk është dorëzuar përmes . http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në rubrikën „ Lajme “më së voni deri më 20.11.2026, ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e aplikimeve të dorëzuara në profilet e tyre elektronike në … http://e-uslugi.mon.gov.mk .
Nxënësit që nuk janë të kënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të Marrëdhënies së Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë.Për nxënësit e mitur, ankesa duhet të dorëzohet përmes përfaqësuesit të tyre ligjor, në të kundërtën ajo do të konsiderohet e parregullt.
II. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2026/2027.