Në bazë të nenit 54, paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 248/20, 302/20, 235/24 dhe 111/26), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumës së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 160/26), dhe Aktvendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursave për nxënësit me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
K O N K U R S
për ndarjen e 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursave për nxënësit me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2026/2027 do të ndajë 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursa për nxënësit me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriu
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtën për bursë e kanë nxënësit të cilët e ndjekin mësimin në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
1. Të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, II, III dhe IV në arsimin e mesëm;
2. Të posedojnë konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e aftësisë së kufizuar në zhvillimin fizik ose psikik dhe për nevojat specifike, të lëshuar nga institucioni kompetent, në përputhje me Rregulloren për vlerësimin funksional
3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;
4. Të mos jenë përfitues të bursës nga institucione ose kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriter për ndarjen e bursave është që nxënësi të jetë nxënës i rregullt në arsimin e mesëm. Nëse ka më shumë kandidatë, përparësi do të kenë nxënësit e viteve më të larta, e më pas nxënësit e vitit të parë, të regjistruar për herë të parë në arsimin e mesëm.
II. MËNYRA, VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikimin elektronik dhe bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 07.10.2026 deri më 21.10.2026.
Dokumentet e nevojshme të cilat duhet të dorëzohen janë si vijon:
1. Vërtetim se kandidati është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2026/2027;
2. Dëftesat për vitet e përfunduara të mëparshme të arsimit (kandidatët e vitit të I- dorëzojnë dëftesat nga klasa VI-IX); (duhet të bashkangjiten dëftesat origjinale);
3. Konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e aftësisë së kufizuar në zhvillimin fizik ose psikik dhe për nevojat specifike, të lëshuar nga institucioni kompetent, në përputhje me Rregulloren për vlerësimin funksional;
4. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se kandidati nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër, e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;
5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;
6. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale, e nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë nga prindi/kujdestari, e publikuar në shtojcë të Konkursit;
7. Llogari rrjedhëse në emër të nxënësit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt të nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës me dokumentet e nevojshme („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 189/16 dhe 41/17), do ta sigurojë dokumentin e mëposhtëm:
-Certifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë dhe nëse nuk është dorëzuar përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në rubrikën „Të reja“ më së voni deri më 20.11.2026 ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e aplikimeve të tyre të parashtruara, në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk .
Nxënësit të cilët nuk do të jenë të kënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të Marrëdhënies së Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë. Për nxënësit e mitur, ankesa duhet të dorëzohet përmes përfaqësuesit të tyre ligjor; në të kundërt, ajo do të konsiderohet e parregullt
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të jetë 3.500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje prej nëntë (9) muajsh gjatë vitit shkollor 2026/2027.