Konkurs për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit që realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 54, paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 248/20, 302/20 dhe 235/24), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumës së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 140/25) dhe Aktvendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit që realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

 

K O N K U R S

për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit që realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënësit që realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027.

 

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtën për bursë e kanë nxënësit të cilët e ndjekin mësimin në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

 

1. Të jenë nxënës të rregullt të arsimit të mesëm, të cilët ndjekin plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare në shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

2. Të kenë arritur sukses mesatar minimal të vazhdueshëm prej 3.00 gjatë arsimit të deritanishëm;

3. Të mos kenë përsëritur vit shkollor gjatë arsimit;

4. Të mos jenë përfitues të bursës nga institucione ose kompani të tjera;

5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

 

Kriteri për ndarjen e bursave, sipas pikës 1 të këtij Aktvendimi, është suksesi i arritur gjatë viteve të mëparshme shkollore, ku një nxënës mund të fitojë maksimumi 100 pikë, sipas formulës së mëposhtme:

Numri maksimal i pikëve për nxënësit e vitit të parë = (Suksesi mesatar VI + VII + VIII + IX / 4) * 20

Numri maksimal i pikëve për nxënësit e vitit të dytë = (Suksesi mesatar i vitit të I ) * 20

Numri maksimal i pikëve për nxënësit e vitit të tretë = (Suksesi mesatar i vitit të I + II / 2) * 20

 

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikimin elektronik dhe bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 07.10.2026 deri më 21.10.2026.

 

 

Dokumentet e nevojshme që duhet të bashkangjiten në aplikim janë si vijon:

1. Vërtetim se kandidati është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2026/2027 (Në vërtetim duhet të theksohet se nxënësi ndjek mësimin në program arsimor me kohëzgjatje trevjeçare.)

2. Dëftesat për vitet e përfunduara të mëparshme të arsimit (kandidatët e vitit të I- dorëzojnë dëftesat nga klasa VI-IX); (duhet të ngarkohen dëftesat e skanuara origjinal – faqja e përparme dhe e pasme);

3. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se kandidati nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër, e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;

4. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;

5. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale, e nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë nga prindi/kujdestari, e publikuar në shtojcë të Konkursit;

6.Llogari rrjedhëse në emër të nxënësit.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta sigurojë sipas detyrës zyrtare dokumentin e mëposhtëm:

-Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

 

Nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë të arsimit.

 

Nëse, nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të pranuara, ekziston pabarazi gjinore, përkatësisht nëse nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur numri i kandidateve femra është më i ulët se 40%, në pikëzimin përfundimtar kandidateve femra që i plotësojnë kushtet do t’u jepet pikë shtesë.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë dhe nëse nuk është dorëzuar përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në rubrikën „Të reja“ më së voni deri më 20.11.2026 ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e aplikimeve të tyre të parashtruara, në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk .

 

 

Nxënësit të cilët nuk do të jenë të kënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të Marrëdhënies së Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë. Për nxënësit e mitur, ankesa duhet të dorëzohet përmes përfaqësuesit të tyre ligjor; në të kundërt, ajo do të konsiderohet e parregullt.

 

 

 

III. SHUMA E BURSËS

 

Shuma e bursës do të jetë 3.500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje prej nëntë (9) muajsh gjatë vitit shkollor 2026/2027.

Accessibility Menu