Në bazë të nenit 54, paragrafi 1, të Ligjit për Standardin e Nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 248/20, 302/20, 235/24 dhe 115/26), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumës së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 160/26) dhe Aktendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm në fushën e arteve nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
KONKURS
për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm në fushën e arteve, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vitin shkollor 2026/2027
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2026/2027, do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm në fushën e arteve, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të jenë nxënës të rregullt në shkollë të mesme, të cilët gjatë vitit të mëparshëm shkollor kanë fituar shpërblim-diplomë për vendin e I, të II ose të III, individualisht / në grup, në garë ndërkombëtare ose shtetërore në fushën e artit.
I KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë nxënësit që mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që i plotësojnë kushtet në vijim:
1. Të jenë nxënës të rregullt në shkollë të mesme, të cilët gjatë vitit të mëparshëm shkollor kanë fituar shpërblim-diplomë për vendin e I, të II ose të III, individualisht / në grup, në garë ndërkombëtare ose shtetërore në fushën e artit.;
2. Të kenë arritje të vazhdueshme të suksesit të shkëlqyer gjatë arsimimit të deritanishëm;
3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit
4. Të mos jenë përfitues të bursës nga institucione ose kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Kriteri për ndarjen e bursave është fitimi i shpërblimit/diplomës individuale ose në grup në gara ndërkombëtare ose shtetërore.
Për kriterin fitimi i shpërblimit dhe diplomës në kategorinë individuale/ në grup në gara ndërkombëtare ose shtetërore, për nxënësit e vitit I, II, III dhe IV, për fitimin e vendit të parë (I), të dytë (II) ose të tretë (III) shpërblimit në garë ndërkombëtare ose shtetërore në lëndën, përkatësisht profesionin (fushën), që nxënësi ka studiuar sipas planit mësimor dhe programeve përkatëse mësimore, numri maksimal i pikëve përcaktohet në mënyrën vijuese:
Vendi i I-rë (i parë) i fituar / shpërblimi / medalja në garë ndërkombëtare vlerësohet me 14 pikë,
Vendi i II-të (i dytë) i fituar / shpërblimi / medalja në garë ndërkombëtare vlerësohet me 12 pikë,
Vendi i III-të (i tretë) i fituar / shpërblimi / medalja në garë ndërkombëtare vlerësohet me 10 pikë,
Vendi i I-rë (i parë) i fituar në garë shtetërore vlerësohet me 13 pikë,
Shpërblimi i parë i fituar në garë shtetërore vlerësohet me 8 pikë,
Vendi i dytë (II) në një garë shtetërore vlerësohet me 11 pikë,
Shpërblimi i dytë i fituar në garë shtetërore vlerësohet me 6 pikë,
Vendi i III-të (i tretë) i fituar në garë shtetërore vlerësohet me 9 pik,
Shpërblimi i tretë i fituar në garë shtetërore vlerësohet me 4 pikë,
Çdo vend/shpërblim/medalje e fituar në kategorinë individuale në garat ndërkombëtare vlerësohet me 2 pikë shtesë,çdo vend i fituar në kategorinë individuale në garat shtetërore vlerësohet me 2 pikë shtesë,dhe çdo shpërblim i fituar në kategorinë individuale në garat shtetërore vlerësohet me 1 pikë shtesë.
Çdo vend/ shpërblim /medalje e fituar në kategorinë grupore/ekipore në garat ndërkombëtare vlerësohet me 1 pikë shtesë,çdo vend i fituar në kategorinë individuale në garat shtetërore vlerësohet me 1 pikë shtesë,dhe çdo shpërblim i fituar në kategorinë individuale në garat shtetërore vlerësohet me 0,5 pikë shtesë.
Për shembull, nxënësi i cili ka fituar vendin e parë në garë shtetërore, vendin e tretë në garë ndërkombëtare dhe shpërblimin e dytë në garë shtetërore, përfiton gjithsej 31,5 pikë:(13 pikë për vendin e parë të fituar në garën shtetërore;+10 pikë për vendin e tretë të fituar në garën ndërkombëtare;+6 pikë për shpërblimin e dytë të fituar në garën shtetërore).Përveç kësaj, nxënësi përfiton + 2,5 pikë shtesë:(1 pikë për vendin e fituar në garën shtetërore;1 pikë për vendin/ shpërblimin /medaljen e fituar në garën ndërkombëtare;dhe 0,5 pikë për shpërblimin e fituar në garën shtetërore).
Shpërblimet-diplomat ku nuk është përcaktuar saktësisht vendi i fituar, përkatësisht shpërblimet -diplomat dhe mirënjohjet për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, si dhe shpërblimet -diplomat e fituara para vitit të fundit shkollor, nuk do të merren parasysh.
Për vendin/shpërblimin e fituar në nivel shtetëror, do të njihen vetëm shpërblimet e dhëna nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilat organizojnë gara për nxënës.
Me garë ndërkombëtare nënkuptohet garë ndërmjet nxënësve nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme.
II. MËNYRA DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT
Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë aplikimin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, në periudhën nga data 07.10.2026 deri më 21.10.2026.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë në vijim:
1.Vërtetim që kandidati është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2026/2027;
2. Dëftesat për përfundimin e viteve të mëparshme të arsimit (kandidatët për vitin e parë duhet të dorëzojnë dëftesat nga klasa VI–IX); (Duhet të ngarkohen dëftesat origjinale të skanuara – ana e përparme dhe e pasme.)
3. Dëshmi për karakterin ndërkombëtar të garës (me të cilën dëshmohet se shpërblimi/vendi i fituar është rezultat i garës ndërmjet nxënësve nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme).
4. Dëshmi për karakterin ndërkombëtar të garës (me të cilën dëshmohet se shpërblimi /vendi i fituar është rezultat i garës ndërmjet nxënësve nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme).
5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se kandidati nuk është përfitues i një burse tjetër, e publikuar si shtojcë e Konkursit.
6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar si shtojcë e Konkursit.
7. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale, e nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë nga prindi/kujdestari, e publikuar si shtojcë e Konkursit.
8. Llogari transaksioni në emër të nxënësit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare dhe në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konviktin e nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189/16 dhe 41/17), do ta sigurojë dokumentin në vijim:
- Certifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen në listë nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse nuk është dorëzuar përmes . http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vitin më të lartë dhe ata që kanë fituar shprblime në profesionin për të cilin shkollohet nxënësi.
Lista me kandidatët e përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në rubrikën „Lajme“, deri më datë 20.11.2026, kurse të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime në lidhje me statusin e aplikimeve të tyre të paraqitura në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk .
Nxënësit të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, në Procedurë të Marrëdhënieve të Punës dhe në Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë.Për nxënësit e mitur, ankesa duhet të dorëzohet përmes përfaqësuesit të tyre ligjor; në të kundërt, ankesa do të konsiderohet e parregullt.
III. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2026/2027.