Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20, 302/20, 235/24 dhe 111/26), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumës së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 160/26) dhe Aktendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm, përveç nxënësve të talentuar të arsimit të mesëm nga fusha e arteve, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall.
K O N K U R S
për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm (me përjashtim të nxënësve të talentuar të arsimit të mesëm nga fusha e arteve) nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2026/2027, do të ndajë 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm, me përjashtim të nxënësve të talentuar të arsimit të mesëm nga fusha e arteve, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë nxënësit që mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që i plotësojnë kushtet në vijim:
1. Të jenë nxënës të rregullt të klasës së I-rë, II-të, III-të ose IV-të, të cilët gjatë vitit të mëparshëm shkollor kanë fituar shpërblim-diplomë për vendin e parë, të dytë ose të tretë, individualisht ose në grup, në garë ndërkombëtare ose në garë shtetërore në lëndë, përkatësisht profesion (fushë), të cilin e kanë mësuar sipas planit mësimor dhe programeve përkatëse mësimore;
2. Të kenë arritje të vazhdueshme të suksesit të shkëlqyer gjatë arsimimit të deritanishëm;
3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;
4. Të mos jenë përfitues të bursës nga institucione ose kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.;
Kriteri për ndarjen e bursave është fitimi i shpërblimit/diplomës individuale ose në grup në gara ndërkombëtare ose shtetërore.
Për kriterin e fitimit të shpërblimit dhe diplomës në kategorinë individuale ose në grup në gara ndërkombëtare ose shtetërore për nxënësit e klasës së I-rë, II-të, III-të dhe IV-të, për vendin e I-rë (të parë), II-të (të dytë) ose III-të (të tretë)/ shpërblimin e fituar në garë ndërkombëtare ose shtetërore në lëndë, përkatësisht profesion (fushë), të cilin nxënësi e ka mësuar sipas planit mësimor dhe programeve përkatëse mësimore, numri maksimal i pikëve përcaktohet në mënyrën e mëposhtme:
Vendi i I-rë (i parë) i fituar / shpërblimi / medalja në garë ndërkombëtare vlerësohet me 14 pikë,
Vendi i II-të (i dytë) i fituar / shpërblimi / medalja në garë ndërkombëtare vlerësohet me 12 pikë,
Vendi i III-të (i tretë) i fituar / shpërblimi / medalja në garë ndërkombëtare vlerësohet me 10 pikë,
Vendi i I-rë (i parë) i fituar në garë shtetërore vlerësohet me 13 pikë,
Shpërblimi i parë i fituar në një garë shtetërore vlerësohet me 8 pikë,
Vendi i II-të (i dytë) i fituar në garë shtetërore vlerësohet me 11 pikë,
Shpërblimi i dytë i fituar në garë shtetërore vlerësohet me 6 pikë,
Vendi i III-të (i tretë) i fituar në garë shtetërore vlerësohet me 9 pik,
Shpërblimi i tretë i fituar në garë shtetërore vlerësohet me 4 pikë,
Çdo vend/shpërblim i fituar në kategorinë individuale në garat ndërkombëtare vlerësohet me 2 pikë shtesë,çdo vend i fituar në kategorinë individuale në garat shtetërore vlerësohet me 2 pikë shtesë, ndërsa çdo shpërblim i fituar në kategorinë individuale në garat shtetërore vlerësohet me 1 pikë shtesë.
Çdo vend/ shpërblim i fituar në kategorinë grupore/ekipore në garat ndërkombëtare vlerësohet me 1 pikë shtesë,çdo vend i fituar në kategorinë individuale në garat shtetërore vlerësohet me 1 pikë shtesë, ndërsa çdo shpërblim i fituar në kategorinë individuale në garat shtetërore vlerësohet me 0,5 pikë shtesë.
Për shembull, nxënësi i cili ka fituar vendin e parë në garë shtetërore, vendin e tretë në garë ndërkombëtare dhe shpërblimin e dytë në garë shtetërore, përfiton gjithsej 31,5 pikë:(13 pikë për vendin e parë të fituar në garën shtetërore;+10 pikë për vendin e tretë të fituar në garën ndërkombëtare;+6 pikë për shpërblimin e dytë të fituar në garën shtetërore).Përveç kësaj, nxënësi përfiton + 2,5 pikë shtesë:(1 pikë për vendin e fituar në garën shtetërore;1 pikë për vendin/ shpërblimin /medaljen e fituar në garën ndërkombëtare;dhe 0,5 pikë për shpërblimin e fituar në garën shtetërore).
Shpërblimet-diplomat ku nuk është përcaktuar saktësisht vendi i arritur, përkatësisht shpërblimet -diplomat dhe mirënjohjet për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, si dhe shpërblimet -diplomat e fituara para vitit të fundit shkollor, nuk do të merren parasysh.
Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror, do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilat organizojnë gara për nxënës.
Me garë ndërkombëtare nënkuptohet një garë ndërmjet nxënësve nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme.
II. MËNYRA DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë aplikimin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, nga data 07.10.2026 deri më 21.10.2026 .
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë në vijim:
1. Vërtetim që kandidati është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2026/2027;
2. Dëftesat për përfundimin e viteve të mëparshme të arsimit (kandidatët për vitin e parë duhet të dorëzojnë dëftesat nga klasa VI–IX); (duhet të bashkëngjiten dëftesat origjinale të skanuara)
3. Diploma për shpërblimet e fituara në gara shtetërore dhe/ose ndërkombëtare; (duhet të bashkëngjiten shpërblimet /diplomat origjinale të skanuara).
4. Dëshmi për karakterin ndërkombëtar të garës (kuptohet si garë ndërmjet nxënësve nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme).
5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se kandidati nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër, e publikuar në portalin e internetit të ministrisë.
6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar në portalin e internetit të ministrisë.
7. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale, e nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë nga prindi/kujdestari, e publikuar në portalin e internetit të ministrisë;
8. Llogari transaksioni në emër të nxënësit.;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konviktin e nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189/16 dhe 41/17), do ta sigurojë dokumentin:
- Certifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vitin më të lartë dhe ata që kanë fituar shprblime në profesionin për të cilin shkollohet nxënësi.
Kandidatët nuk do të rangohen në listë nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse nuk është dorëzuar përmes . http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Lista me kandidatët e përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në rubrikën „Lajme“, deri më datë 20.11.2026, dhe të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime në lidhje me statusin e aplikimeve të tyre të paraqitura në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk .
Nxënësit të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, në Procedurë të Marrëdhënieve të Punës dhe në Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë.Për nxënësit e mitur, ankesa duhet të dorëzohet përmes përfaqësuesit të tyre ligjor; në të kundërt, ankesa do të konsiderohet e parregullt.
III. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2026/2027.