Konkurs për ndarjen e 300 (treqind) bursave për nxënësit e arsimit të mesëm (programe të veçuara mësimore) për vitin shkollor 2026/2027**

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 54, paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 248/20, 302/20, 235/24 dhe 111/26), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumës së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 160/26) dhe Aktvendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 300 (treqind) bursave për nxënësit e arsimit të mesëm që ndjekin programe mësimore nga drejtimet e hotelerisë dhe turizmit, të pylltarisë dhe përpunimit të drurit, të ndërtimtarisë dhe gjeodezisë, të bujqësisë dhe veterinarisë, të makinerisë dhe të tekstilit dhe lëkurës, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

K O N K U R S

për ndarjen e 300 (treqind) bursave për nxënësit e arsimit të mesëm që ndjekin programe mësimore nga drejtimet e hotelerisë dhe turizmit, pylltarisë dhe përpunimit të drurit, ndërtimtarisë dhe gjeodezisë, bujqësisë, peshkatarisë dhe veterinarisë, makinerisë, si dhe tekstilit, lëkurës dhe produkteve të ngjashme, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 300 (treqind) bursa për nxënësit e arsimit të mesëm që ndjekin programe mësimore nga drejtimet e hotelerisë dhe turizmit, pylltarisë dhe përpunimit të drurit, ndërtimtarisë dhe gjeodezisë, bujqësisë, peshkatarisë dhe veterinarisë, makinerisë, si dhe tekstilit, lëkurës dhe produkteve të ngjashme, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027, edhe atë si vijon:

 

A) Hoteleri dhe turizëm: 60 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm që ndjekin programe mësimore nga drejtimi i hotelerisë dhe turizmit në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027;

B) Pylltari dhe përpunim i drurit: 30 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm që ndjekin programe mësimore nga drejtimi i pylltarisë dhe përpunimit të drurit në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027;

C) Ndërtimtari dhe gjeodezi: 100 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm që ndjekin programe mësimore nga drejtimet e ndërtimtarisë dhe gjeodezisë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027;

Ç) Bujqësi, peshkatari dhe veterinari: 50 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm që ndjekin programe mësimore nga drejtimet e bujqësisë, peshkatarisë dhe veterinarisë në

shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027;

D) Makineri: 30 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm që ndjekin programe mësimore nga drejtimi i makinerisë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027;

DH) Tekstil, lëkurë dhe produkte të ngjashme: 30 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm që ndjekin programe mësimore nga drejtimi i tekstilit, lëkurës dhe produkteve të ngjashme në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027;

 

 

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtën për bursë kanë kandidatët që ndjekin mësimin në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. Të jenë nxënës të rregullt të arsimit të mesëm, në paralele që realizojnë programe mësimore në drejtimet e hotelerisë dhe turizmit, pylltarisë dhe përpunimit të drurit, ndërtimtarisë dhe gjeodezisë, bujqësisë, peshkatarisë dhe veterinarisë, makinerisë, si dhe tekstilit, lëkurës dhe produkteve të ngjashme, në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

2. Të kenë arritur së paku sukses shumë mirë të vazhdueshëm gjatë arsimimit të deritanishëm;

3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;

4. Të mos jenë përfitues të bursës nga institucione ose kompani të tjera;

5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

Kriter për ndarjen e bursave është suksesi i arritur në vitet e mëparshme shkollore, me ç’rast një nxënës mund të fitojë më së shumti 100 pikë, sipas formulës në vazhdim:

 

Maksimumi i pikëve për nxënësit e vitit të I = (Suksesi mesatar VI + VII + VIII + IX / 4) * 20

 

Maksimumi i pikëve për nxënësit e vitit të II = (Suksesi mesatar i vitit të I) * 20

 

Maksimumi i pikëve për nxënësit e vitit të III = (Suksesi mesatar i vitit të I + II / 2) * 20

 

Maksimumi i pikëve për nxënësit e klasës së IV = (Suksesi mesatar i vitit të I + II + III / 3) * 20

 

 

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikimin elektronik dhe bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 7.10.2026 deri më 21.10.2026.

 

Dokumentet e nevojshme që duhet të bashkangjiten në aplikim janë si vijon:

1. Vërtetim se kandidati është nxënës i rregullt për vitin shkollor 2026/2027 (në vërtetim duhet të shënohet profesioni i nxënësit);

2. Dëftesat për vitet e përfunduara të mëparshme të arsimit (kandidatët e vitit të I- dorëzojnë dëftesat nga klasa VI-IX); (duhet të ngarkohen dëftesat origjinale – faqja e përparme dhe e pasme);

3. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se kandidati nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër, e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;

4. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;

5. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale, e nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë nga prindi/kujdestari, e publikuar në shtojcë të Konkursit;

6.Llogari rrjedhëse në emër të nxënësit.

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt studentor dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 189/16 dhe 41/17), do ta sigurojë dokumentin e mëposhtëm:

-Certifikatën e shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë dhe nëse nuk është dorëzuar përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Në profesionet ku, nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të pranuara, vërehet pabarazi gjinore përkatësisht kur nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur numri i kandidateve femra është më i ulët se 40%, në pikëzimin përfundimtar të kandidateve femra që i plotësojnë kushtet do t’u jepet pikë shtesë.

 

 

Nëse për disa profesione nuk plotësohet kuota e përcaktuar me kandidatë përkatës, atëherë Komisioni ka të drejtë që kuotat e mbetura t’ua ndajë profesioneve të tjera ku ka pasur interes më të madh nga kandidatët përkatës, duke i renditur sipas suksesit. Kështu, kuotat e lira do t’u ndahen kandidatëve me suksesin më të lartë dhe nga vitet më të larta të arsimit, të cilët nuk kanë arritur të përfshihen në kuotat e profesioneve të tyre.

 

Nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë të arsimit.

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në rubrikën „Të reja“ më së voni deri më 20.11.2026 ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e aplikimeve të tyre të parashtruara, në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk .

 

Nxënësit të cilët nuk do të jenë të kënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të Marrëdhënies së Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë. Për nxënësit e mitur, ankesa duhet të dorëzohet përmes përfaqësuesit të tyre ligjor; në të kundërt, ajo do të konsiderohet e parregullt.

 

III. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të jetë 3.500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje prej nëntë (9) muajsh gjatë vitit shkollor 2026/2027.

Accessibility Menu