Thirrje për praktikë shkencore të paguar në Qendrën e Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian (JRC) ofron praktikë shkencore të paguar për praktikantët shkencorë. Për praktikat që fillojnë në muajin mars 2026, JRC ju  mundëson  pjesëmarrjen e rreth pesëdhjetë (50) praktikantëve shkencorë, në fusha të ndryshme tematike që janë relevante për organizatën.

Fushat tematike përfshijnë: bujqësinë dhe sigurinë ushqimore, shëndetësinë, industrinë dhe hapësirën, energjinë, burimet natyrore, mobilitetin, kreativitetin dhe shoqërinë gjithëpërfshirëse, sigurinë civile për shoqërinë, mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, sigurinë dhe mbrojtjen bërthamore, menaxhimin e krizave, dinamikën e popullsisë dhe migracionin, transformimin digjital dhe të dhënat, sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale, si dhe inovacionin dhe rritjen ekonomike.

Informacione më të hollësishme, përshkrimet e projekteve, si dhe profilet relevante të kandidatëve janë të disponueshme në Aneksin I në linkun e aplikimit.

https://recruitment.jrc.ec.europa.eu/graduate-trainees?fbclid=PAZXh0bgNhZW0CMTEAAacx1DtUDccDoyoUWneL4mdRGatAmACO3tlY4q1DwSN0SLhysc7VYbBmfwtuXw_aem_-UExkctzLlrEjnPq0VkUhA

Vendi i praktikës mund të jetë në njërën nga këto lokacione të JRC-së: Geel (Belgjikë), Ispra (Itali), Karlsruhe (Gjermani), Petten (Holandë) ose Sevilla (Spanjë).

Të gjithë hulumtuesit nga Maqedonia që i plotësojnë kriteret sipas thirrjes inkurajohen të aplikojnë në Thirrjen e Hapur për praktikë të paguar.

 

Accessibility Menu