Në bazë të nenit 12, paragrafi (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 3/25 dhe 74/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall
Konkurs
për tekstet shkollore në arsimin fillor
1. KUSHTET E PËRGJITHSHME
Porositësi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik
Lënda e Konkursit për tekste shkollore: Mbledhja e ofertave për dorëshkrime të teksteve shkollore për miratim dhe botim të një teksti shkollor për lëndët mësimore në vazhdim:
- Gjuha maqedonase për klasën VIII në arsimin fillor;
- Gjuha shqipe për klasën VIII në arsimin fillor;
- Gjuha turke për klasën VIII në arsimin fillor;
- Gjuha serbe për klasën VIII në arsimin fillor;
- Gjuha boshnjake për klasën VIII në arsimin fillor;
- Gjuha maqedonase për nxënësit e bashkësive të tjera për klasën VIII në arsimin fillor;
- Matematikë për klasën VIII në arsimin fillor;
- Biologji për klasën VIII në arsimin fillor;
- Kimi për klasën VIII në arsimin fillor;
- Fizikë për klasën VIII në arsimin fillor;
- Gjeografi për klasën VIII në arsimin fillor;
- Arsim qytetar për klasën VIII në arsimin fillor; dhe
- Gjuha shqipe (gjuhë e bashkësisë) për klasën VIII në arsimin fillor
- Gjuha shqipe (lëndë zgjedhore) për klasën VIII në arsimin fillor – në një tekst shkollor së bashku me Gjuhën shqipe ((gjuhë e komunitetit) për klasën VI në arsimin fillor
Shënim: Sipas programeve mësimore për lëndën Gjuha Shqipe (lëndë zgjedhore) për klasën VIII në arsimin fillor dhe Gjuha Shqipe (gjuhë e komunitetit) për klasën VI në arsimin fillor, duhet të përgatitet një libër dhe ai do të përdoret nga nxënësit në varësi të zgjedhjes së tyre për klasën në të cilën do të fillojnë të mësojnë Gjuhën Shqipe.
11.1. Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkursin për tekstet shkollore kanë botuesit e teksteve shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në nenin 13 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25 dhe 74/25).
1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim.
1.3. Në konkurs mund të marrë pjesë botuesi i teksteve shkollore vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë mësimore.
1.4. Autor i tekstit shkollor nuk mund të jetë i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byron për Zhvillimin e Arsimit, Shërbimin Pedagogjik, Agjencinë Kombëtare për Programet Evropiane të Arsimit dhe Mobilitetit, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Qendrën për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendrën Shtetërore të Provimeve, Qendrën për Arsimin e të Rriturve dhe Administratën për Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit të gjuhës së anëtarëve të bashkësive, kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtar i Komisionit Kombëtar për Tekste Shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe anëtar i komisionit recenzues.
1.5. Dorëshkrimi i tekstit shkollor përgatitet sipas planprogramit mësimor për klasën përkatëse, lëndën mësimore dhe Konceptit për përgatitjen e tekstit shkollor.
1.6. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet t'i plotësojë kushtet dhe standardet në përputhje me Konceptin për përgatitjen e tekstit shkollor.
1.7. Dorëshkrimi i tekstit shkollor dorëzohet në 5 (pesë) ekzemplar në formë shtypur dhe 1 (një) ekzemplar në formë elektronike (CD/USB), të dizajnuar artistikisht dhe grafikisht dhe të rregulluar gjuhësisht.
1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime apo përmbajtje të marra nga persona të tretë për të cilat botuesi nuk ka siguruar të drejta autoriale për përdorim.
1.7.2. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë mesazhe reklamuese, njoftime apo përmbajtje të cilat promovojnë diskriminim në çfardo lloj baze të diskriminimit të paraparë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
1.8. Botuesit ,dorëshkrimet për tekstet shkollore i dorëzojnë në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, ndërsa dorëshkrimet për tekstet shkollore për lëndët: Gjuhë shqipe; Gjuhë turke; Gjuhë serbe; Gjuhë boshnjake; Gjuhë shqipe (gjuhë e bashkësisë) me Gjuhë shqipe (zgjedhore) dorëzohen në gjuhën dhe alfabetin në të cilën realizohet mësimi.
1.9. Të drejtat dhe detyrimet ndërmjet botuesit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rregullohen me marrëveshje
2. AFATET
2.1. Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore është deri më 23.01.2026.
3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT
3.1. Dokumentacioni i konkursit përmbanë: Planin dhe programin mësimor për klasën dhe lëndën përkatëse, Konceptin për përgatitjen e tekstit shkollor dhe Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
3.2. Dokumentacioni i konkursit mund të merret në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik – rruga “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup, ose në lidhjet e mëposhtme:
https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/koncepcija-za-izrabotka-na-ucebnik-file-jP5c.pdf
https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/zakoni-mon-file-ktR6.pdf
4. DORËZIMI I DORËSHKRIMEVE PËR TEKSTE SHKOLLORE
4.1. Ofertat për dorëshkrimet e teksteve shkollore dorëzohen me rekomandim me post ose dorëzohen personalisht në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik – rruga “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup, kati përdhesë.
4.2. Në anën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërm majtas, duhet të shënohet "MOS E HAPNI" dhe "KONKURS PËR MIRATIMIN DHE BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE", titulli i dorëshkrimit për tekstin shkollor, njësinë, dhe në mes adresa: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK, rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 – Shkup
4.3. Botuesit në paketën e dorëzuar në të cilën shënon "MOS E HAPNI" duhet të dorëzojnë dorëshkrim për tekstin shkollor në 5 (pesë) ekzemplar në formë të shtypur dhe 1 (një) ekzemplar në formë elektronike (CD/USB), të përpunuar artistikisht dhe grafikisht dhe të redaktuar gjuhësisht dhe zarf të mbyllur me shënimin gjithashtu "MOS E HAPNI", me të dhënat dhe dokumentet e mëposhtme:-
- dëshmi për veprimtari të regjistruar botues për të paktën pesë vjet;
-të dhënat për numrin e telefonit, adresën elektronike dhe adresën e selisë;
-emrin dhe mbiemrin e saktë të autorit/autorëve;
-certifikatë apo diplomë për përfundimin e arsimit përkatës, në origjinal ose kopje të noterizuar me vulë noteriale (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë edhe Aktvendimin për njohjen e kualifikimit të arsimit të lartë të huaj të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës);
-vërtetim për përvojën e punës të autorit/autorëve të lëshuar nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut;
-deklaratë nga autori/autorët se i plotësojnë kushtet sipas nenit 10 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm;
-deklaratë nga autori/autorët se dorëshkrimet janë të kontrolluara nga aspekti përmbajtësor dhe teknik, se informacionet e marra janë të referencuara dhe se nuk janë plagjiaturë;
-nëse emri dhe mbiemri i autorit/autorëve ndryshon nga emri dhe mbiemri i shënuar në certifikat apo diplomën e arsimit të përfunduar, bashkëngjitet dëshmi për identitetin e njëjtë të të dhënave;
-deklaratë për redaktimin gjuhësor të tekstit ose dëshmi për provim të dhënë si lektor (origjinal ose kopje të vërtetuar ne vulë noteriale);
-deklaratë nga botuesi për sigurimin e të drejtave autoriale për ilustrimet në dorëshkrim.
5. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
5.1. Ofertat për dorëshkrimet e teksteve shkollore të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e përcaktuar ose ato që nuk janë përgatitur në përputhje me kushtet e këtij Konkursi, do të refuzohen.