Konkurs për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë për periudhën e viteve 2026 - 2028

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për Bashkëpunim Shkencor dhe Teknologjik të 1 nëntorit 2008, Protokollin e Komisionit të Përbashkët Austriak-Maqedonas për Bashkëpunim Shkencor dhe Teknologjik të 22 dhjetorit 2023, Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e financimit të projekteve dhe programeve shkencore-kërkimore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktendimi për publikimin e Konkursit për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë për periudhën e viteve 2026 - 2028 nr. 20-12314/1 të datës 18.08.2025, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet

Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë

për periudhën e viteve 2026 - 2028

Afati për parashtrimin e propozimeve për projekteve kërkimore-shkencore: nga 22 shtatori deri më 11 nëntor 2025

Të drejtë aplikimi të Konkursit Universitete shtetërore dhe private - institute dhe fakultete shkencore, institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera dhe institucione shkencore private.

Bartës i projektit

kërkimoro-shkencor Universitete shtetërore dhe private - institute dhe fakultete shkencore, institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera dhe institucione shkencore private.

Kushtet për

pjesëmarrje në

Konkurs · Ekipi projektues i projektit kërkimoro-shkencor duhet të përbëhet nga hetues kryesor, me titull shkencor ose mësimoro-shkencor i cili është i punësuar në institucion - bartës i projektit dhe të paktën një hulumtues me titull shkencor ose titull mësimoro -shkencor, i regjistruar në bazat e të dhënave për kërkues shkencorë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe të paktën dy kërkues të rinj, njëri prej të cilëve është student në ciklin e dytë ose të tretë të studimeve; · Një kërkues mund të jetë njëkohësisht kërkues kryesor i vetëm në vetëm njërin projekt kërkimoro-shkencor vendas dhe vetëm një projekti ndërkombëtar, të financuar/bashkëfinancuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. · Vetëm projektet/partneritetet e reja kërkimore-shkencore, me përmbajtje të ndryshme të projektit, mund të mbështeten nga ky program (kërkuesit kryesorë të projekteve bilaterale të cilët tashmë janë mbështetur financiarisht nga ky program, nuk do të mbështeten përsëri financiarisht); · Vendi partner i projektit kërkimoro-shkencor (në cilësin e dërguesit) mbulon shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit të ekipit të tij projektues të kërkuesve.

Fushat kërkimore-

shkencore Të gjitha fushat kërkimore-shkencore, me përparësi të të dhënave nga fusha e Strategjisë së Specializimit Intelegjent, edhe atë: 1. Bujqësi dhe Ushqim Intelegjentë me Vlerë të Shtuar më të Lartë; 2. Teknologjitë Informatike dhe Komunikimit (TIK); 3. Industria Elektromakinerike - Industria 4.0; 4. Materiale të Qëndrueshme dhe Ndërtesa Inteligjente; 5. Energjia e së Ardhmes dhe 6. Turizmi

Kohëzgjatja e

realizimit të

projekteve

kërkimore-shkencore Nga 1 korriku 2026 deri më 1 korrik 2028

Afati i fundit për

parashtrimin e

propozimeve për

projekte kërkimore-

shkencore 11 nëntor 2025

Buxheti dhe mënyra e Për realizimin e projektit individual kërkimoro-shkencor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron mbështetje financiare deri në 600,000 denarë për kohëzgjatjen e projektit prej 2 (dy) vitesh, duke filluar nga 1 korriku

financimit të projekteve kërkimore-shkencore Parashtrimi i propozim projekteve kërkimore-shkencore 2026 deri më 1 korrik 2028. Financimi i projektit individual kërkimoro-shkencor do të zhvillohet sipas dinamikës dhe fazave të vetë projektit, në përputhje me bashkëpunimin e projektit. Projektet e miratuara kërkimore-shkencore do të financohen në varësi të mjeteve të disponueshme në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2026, të parashikuara për këtë qëllim, deri në shterimin e mjeteve.

Kohëzgjatja e

realizimit të

projekteve

kërkimore-shkencore Propozimet për projekte kërkimore-shkencore parashtrohen në formë elektronike. Bartësit e projektit kërkimoro-shkencor plotësojnë Aplikim elektronik për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore në portalin e-uslugi.mon.gov.mk dhe ngarkojnë dokumentet e nevojshme në përputhje me Konkursin për projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë: 1. Projekt kërkimoro-shkencor; 2. Application Form for Call for Proposals – EN; 3. Deklaratë për pëlqim të anëtarit të ekipit projektues për pjesmarrje në projektin e propozuar kërkimoro-shkencor; 4. Deklaratë për pëlqimin e institucionit - bartës të projektit kërkimoro-shkencor (Rektori/Dekani/Drejtori i institutit) për të pranuar kushtet e Konkursit Informacione më të hollësishme mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në tel: 02 3140 185 ose me email: andrea.aleksovski@mon.gov.mk

Kriteret për vlerësimin e

propozim projekteve

kërkimore-shkencore Propozimet e dorëzuara të projekteve kërkimore-shkencore, në kuadër të afateve të përcaktuara në Konkurs, do të recenzohen nga recensues të pavarur (çdo projekt i pavarur recenzohet nga të paktën dy recensues të pavarur), në bazë të kritereve të mëposhtme të përmbajtura në fletën e vlerësimit për recensuesit: kontribut në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore; origjinaliteti i qëllimeve dhe përmbajtjes së kërkimit; objektivat dhe aktivitetet e përpunuara detalisht të projektit, me tregues të qartë dhe të matshëm, plan financiar të detajuar për mjetet e nevojshme për realizimin e projektit dhe justifikimin dhe realitetin e shpenzimeve në planin financiar të propozuar të nevojshëm për realizimin e projektit, përputhshmëria e planit të aktiviteteve me planin financiar; kompetenca e hulumtuesit kryesor dhe ekipit të propozuar të kërkimit; kontributi në përfshirjen dhe trajnimin e kuadrit të ri kërkimoro-shkencor; rëndësia e kërkimit në raport me objektivat e përcaktuara dhe konkurrueshmëria e projektit për bashkëpunim ndërkombëtar, veçanërisht për programet kërkimore të BE-së; rëndësia për zbatimin e rezultateve në praktikë, përmbushja e kushteve materiale, teknike dhe të infrastrukturës së tjera për zbatimin e projektit; fizibiliteti i propozim-projektit (probabiliteti i arritjes së rezultateve të pritura në kuadër të afatit kohor). Secili prej kritereve të përmendura të vlerësimit, recensuesit e pavarur e vlerësojnë me notë nga 1 (vlera më e ulët) deri në 5 (vlera më e lartë). Projekti vlerësohet pozitivisht nëse ka marrë notë mesatare të paktën 3.5. Bartësi i projektit kërkimoro-shkencor do të njoftohet për rezultatet e konkursit sipas mbledhjes të komisionit të përbashkët maqedono-austriak.

Raporti përfundimtar

për realizimin e

projekteve kërkimore-

shkencore Raporti përfundimtar duhet të parashtrohet në afat prej tre muajve nga data e përfundimit të projektit.

Vlerësimi i rezultateve të

projektit kërkimoro-

shkencor Vlerësimi i rezultateve të arritura të projektit kërkimoro-shkencor e bëjnë të paktën dy recensues, njëri prej të cilëve është recensuesi i cili ka vlerësuar propozimin e projektit kërkimoro- shkencor. Në rast të mungesës së recensuesit i cili ka vlerësuar propozimin e projektit kërkimoro-shkencor, zgjidhet recensues i ri.

Adresa e institucionit në Republikën e Maqedonisë së

Veriut për parashtrimin e propozimeve Adresa e institucionit në Republikën e Austrisë për parashtrimin e propozimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Andrea Aleksovski Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 1000 Shkup Tel: 02 3140 185 Email: andrea.aleksovski@mon.gov.mk Website: www.mon.gov.mk OeAD - Austria's Agency for Education and Internationalisation Ms. Isabella Scheibelreiter Ebendorferstraße 7 A-1010 Vienna Tel. +43 (0)1/ 53408-472 Email: wtz@oead.at Website: www.oead.at/wtz

 

Për të ngarkuar:

1. Projekt kërkimoro-shkencor;

2. Application Form for Call for Proposals – EN

3. Deklaratë për pëlqimin e antarit të ekipit projektues për të marrë pjesë në projektin e propozuar kërkimoro-shkencës;

4. Deklaratë për pëlqimin e institucionit - bartës të projektit kërkimoro-shkencër (Rektori/Dekani/Drejtori i institutit) për të pranuar kushtet e Konkursit

Accessibility Menu