Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) dhe nenit 13 paragrafit 4 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25 dhe 74/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall
Konkurs
për tekst shkollor në arsimin e mesëm - gjimnaz
1. KUSHTE TË PËRGJITHSHME
Porositës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik
Lënda e Konkursit për tekst shkollor: Mbledhja e ofertave të dorëshkrimeve për tekst shkollor për miratim dhe botim të tekstit shkollor për lëndën mësimore:
- Informatikë për vitin e I (të parë) arsim i mesëm gjimnaz
1.1. Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkursin për tekst shkollor kanë botuesit e teksteve shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në nenin 13 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 3/25 dhe 74/25).
1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim.
1.3. Në konkurs mund të marrë pjesë botues i teksteve shkollore vetëm me një dorëshkrim për tekstin shkollor për lëndën mësimore të lartpërmendur.
1.4. Autor i tekstit shkollor nuk mund të jetë person i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Shërbimin Pedagogjik, Agjencinë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitetin, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Qendrën për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendrën Shtetërore të Provimeve, Qendrën për Arsimin e të Rriturve dhe Drejtorinë për Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit në Gjuhët e Pjesëtarëve të Komuniteteve, kryetar, zëvendëskryetar apo anëtar i Komisionit Kombëtar për Tekstet Shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe anëtar i komisionit të recensentëve.
1.5. Dorëshkrimi i tekstit shkollor përgatitet në përputhje me planin mësimor dhe programin mësimor për vitin përkatës, lëndën mësimore dhe Konceptin për përpilimin e tekstit shkollor.
1.6. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet të plotësojë kushtet dhe standardet në përputhje me Konceptin për përpilimin e tekstit shkollor.
1.7. Dorëshkrimi i tekstit shkollor dorëzohet në 5 (pesë) ekzemplarë në formë të shtypur dhe 1 (një) ekzemplarë në formë elektronike (CD/USB), i përgatitur në mënyrë artistike dhe grafike dhe i redaktuar në aspektin gjuhësor.
1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga persona të tretë për të cilat botuesi nuk ka siguruar të drejtat e autorit për përdorimin e tyre.
1.7.2. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë mesazhe reklamuese, njoftime ose përmbajtje që promovojnë diskriminim mbi çfarëdo baze diskriminimi të parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
1.8. Botuesit dorëzojnë dorëshkrimet për tekstin shkollor në gjuhën maqedonase dhe me alfabetin e saj cirilik.
1.9. Të drejtat dhe detyrimet midis botuesit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rregullohen me marrëveshje.
2. AFATET
2.1 Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstin shkollor është deri më 15.12.2025.
3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT
3.1. Dokumentacioni i konkursit përfshin: Planin dhe programin mësimor për vitin përkatës, lëndën, Konceptin për përpilimin e tekstit shkollor dhe Ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm.
3.2. Dokumentacioni i konkursit mund të merret në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik – rruga "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 – Shkup, ose në lidhjet në vazhdim:
https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/koncepcija-za-izrabotka-na-ucebnik-file-jP5c.pdf
https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/zakoni-mon-file-ktR6.pdf
4. DORËZIMI I DORËSHKRIMEVE PËR TEKSTE SHKOLLORE
4.1. Ofertat e dorëshkrimeve për tekst shkollor dorëzohen me postë të rekomanduar ose në zyrën administrative të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik – rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 – Shkup, kati përdhesë.
4.2. Në anën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërm majtas duhet të shënohet “MOS HAPET” dhe “KONKURS PËR MIRATIM DHE BOTIM TË TEKSTIT SHKOLLOR”, titulli i dorëshkrimit për tekstin shkollor, viti, ndërsa në mes adresa: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – SHËRBIMI PEDAGOGJIK, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup
4.3. Botuesit në paketën e dorëzuar me shënimin "MOS E HAPNI" duhet të dorëzojnë dorëshkrim për tekst shkollor në 5 (pesë) ekyemplarë në formë të shtypur dhe 1 (një) ekzemplarë në formë elektronike (CD/USB), i përgatitur në mënyrë artistike dhe grafike i redaktuar në aspektin gjuhësor dhe zarf të mbyllur me shënimin gjithashtu "MOS E HAPNI", me të dhënat dhe dokumentet e mëposhtme:
- dëshmi për veprimtari botuese të regjistruar së paku pesë vjet;
- të dhëna për numrin e telefonit, adresën elektronike dhe adresën e selisë;
- emri dhe mbiemri i saktë i autorit/autorëve;
- certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose kopje të vërtetuar me vulë noteriale (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë edhe Aktvendim për njohjen e kualifikimit të huaj të arsimit të lartë të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës);
- vërtetim për përvojën e punës nga autori/ët të lëshuar nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut;
- deklaratë nga autori/ët se i plotësojnë kërkesat në përputhje me nenin 10 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm;
- deklaratë nga autori/autorët se dorëshkrimet janë kontrolluar për aspekte përmbajtjesore dhe teknike, se informacionet e marra janë të referuara dhe se nuk janë plagjiaturë;
- nëse emri dhe mbiemri i autorit/autorëve ndryshon nga emri dhe mbiemri i deklaruar në certifikatën ose diplomën për arsimin e përfunduar, bashkëngjitet dëshmi për identitetin e të dhënave;
- deklaratë për redaktimin gjuhësor të tekstit ose certifikatë për dhënien e provimit për lektor (origjinal ose kopje të vërtetuar me vulë noteriale);
- deklaratë nga botuesi për sigurimin e të drejtave të autorit për ilustrimet në dorëshkrim.
5. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
5.1. Ofertat për dorëshkrime të teksteve shkollore që nuk dorëzohen brenda afatit të përcaktuar dhe ato që nuk përputhen me kushtet e këtij konkursi do të refuzohen/hidhen poshtë.