Në mbështetje të nenit 12 paragrafi (2) të Ligjit për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25 dhe 74/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – shërbimi Pedagogjik, shpall
KONKURS Për tekstet shkollore në arsimin e mesëm të përgjithshëm
1. KUSHTET E PËRGJITHSHME
Porositësi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës – shërbimi Pedagogjik
Lënda e Konkursit për tekste shkollore: Mbledhja e ofertave për dorëshkrime të teksteve shkollore, me qëllim miratimin dhe botimin e tekstit shkollor për lëndët mësimore në vijim:
- Matematikë për vitin III (e tretë) të arsimit të mesëm të përgjithshëm;
- Fizikë (lëndë zgjedhore) për vitin III (e tretë) të arsimit të mesëm të përgjithshëm;
- Kimi (lëndë zgjedhore) për vitin III (e tretë) të arsimit të mesëm të përgjithshëm;
- Biologji (lëndë zgjedhore) për vitin III (e tretë) të arsimit të mesëm të përgjithshëm;
- Gjeografi (lëndë zgjedhore) për vitin III (e tretë) të arsimit të mesëm të përgjithshëm;
- Psikologji (lëndë zgjedhore) për vitin III (e tretë) të arsimit të mesëm të përgjithshëm;
- Ekonomi për vitin III (e tretë) të arsimit të mesëm të përgjithshëm;
- Gjuhë latine dhe kulturë klasike (lëndë zgjedhore) për vitin III (e tretë) të arsimit të mesëm të përgjithshëm.
1.1. Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkursin për tekste shkollore kanë botuesit e teksteve shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët do ti dorëzojnë dokumentet e nevojshëme të përcaktuar në nenin 13 të Ligjit për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25 dhe 74/25).
1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim.
1.3. Në konkurs mund të marrë pjesë botues i teksteve shkollore vetëm me një dorëshkrim të tekstit shkollor për një lëndë mësimore.
1.4. Autori i tekstit shkollor nuk mund të jetë personi i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për zhvillimin e arsimit, shërbimi Pedagogjik, Agjencia kombëtare për programe arsimore Evropiane dhe mobilitet, Inspektorati shtetëror i arsimit, Qendra për zhvillimin e arsimit profesional, Qendra shtetërore e provimeve, Qendra për arsimin të të rriturve, Drejtoria për zhvillimin dhe avancimin të arsimit në gjihët e antarëve të komuniteteve, kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtar i Komisionit kombëtar për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe kryetar dhe anëtar i Komisionit recensues.
1.5. Dorëshkrimi i tekstit shkollor hartohet në përputhje me planin mësimor dhe programin mësimor për vitin përkatës, lëndën mësimore përkatëse dhe Konceptin për hartimin e tekstit shkollor.
1.6. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet t’i përmbushë kushtet dhe standardet në përputhje me Konceptin për hartimin e tekstit shkollor.
1.7. Dorëshkrimi i tekstit shkollor dorëzohet në 5 (pesë) kopje në formë të shtypur dhe në 1 (një) kopje në formë elektronike (CD/USB), i përpunuar nga ana artistike dhe grafike dhe i redaktuar gjuhësisht.
1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga persona të tretë, për përdorimin e të cilave botuesi nuk ka siguruar të drejtat e autorit.
1.7.2. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë mesazhe reklamuese, shpallje ose përmbajtje që nxisin diskriminimin mbi cilëndo bazë të diskriminimit të parashikuar në Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
1.8. Botuesit i dorëzojnë dorëshkrimet e teksteve shkollore në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj cirilik.
1.9. Në rast se dorëshkrimi i tekstit shkollor miratohet, botuesi është i detyruar që, jo më vonë se 15 ditë nga dita e miratimit të dorëshkrimit, ta dorëzojë atë në formë elektronike pranë shërbimit Pedagogjik, të redaktuar profesionalisht dhe të përpunuar nga ana artistike dhe grafike, me qëllim të veprimit në përputhje me nenin 2 paragrafi (5) të Ligjit për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm.
1.10. Të drejtat dhe detyrimet ndërmjet botuesit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rregullohen me marrëveshje të ndërsjellë, të formalizuar me kontratë.
2. AFATET
2.1. Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve të teksteve shkollore është 20.01.2027.
3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT
3.1. Dokumentacioni i Konkursit përfshin: planin mësimor dhe programin mësimor për vitin dhe lëndën përkatëse mësimore, Konceptin për hartimin e tekstit shkollor dhe Ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm.
3.2. Dokumentacioni i Konkursit mund të merret në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, në adresën: rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup, ose nëpërmjet lidhjeve elektronike në vijim:
https://mon.gov.mk/content/?id=9963
https://mon.gov.mk/stored/document/Zakon%20za%20ucebnici%20mk.pdf
https://bro.gov.mk/informacii/izvestuvanja/
4. DORËZIMI I DORËSHKRIMEVE TË TEKSTEVE SHKOLLORE
4.1. Ofertat për dorëshkrimet e teksteve shkollore dorëzohen me postë të rekomanduar ose drejtpërdrejt në zyrën e protokollit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, në adresën: rrg. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup, kati përdhes.
4.2. Në pjesën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërm të majtë, duhet të shënohen: “MOS E HAPNI”, “KONKURS PËR MIRATIMIN DHE BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE”, titulli i dorëshkrimit të tekstit shkollor dhe viti përkatës. Në pjesën e mesme të dërgesës duhet të shënohet adresa e mëposhtme:
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – SHËRBIMI PEDAGOGJIK Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup
4.3. Botuesit, në dërgesën e shënuar me mbishkrimin “MOS E HAPNI”, duhet të dorëzojnë dorëshkrimin e tekstit shkollor në 5 (pesë) kopje të shtypura dhe në 1 (një) kopje në formë elektronike (CD/USB), të përpunuar në aspektin artistik dhe grafik dhe të redaktuar nga ana gjuhësore, si dhe një zarf të mbyllur, të shënuar gjithashtu me mbishkrimin “MOS E HAPNI”, i cili duhet të përmbajë të dhënat dhe dokumentet e mëposhtme:
- Dëshmi për ushtrimin e veprimtarisë botuese të regjistruar për një periudhë prej së paku pesë vjetësh;
- Të dhënat e kontaktit: numrin e telefonit, adresën elektronike dhe adresën e selisë së botuesit;
- Emrin dhe mbiemrin e saktë të autorit/autorëve;
- Vërtetim ose diplomë për përfundimin e arsimit përkatës, në formë origjinale ose kopje të vërtetuar nga noteri. Autorët që kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë edhe vendimin për njohjen e kualifikimit të huaj të arsimit të lartë, të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
- Vërtetim për përvojën e punës së autorit/autorëve, të lëshuar nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Deklaratë nga autori/autorët se i përmbushin kushtet e përcaktuara në nenin 10 të Ligjit për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm;
- Deklaratë nga autori/autorët se dorëshkrimet janë kontrolluar nga aspekti përmbajtësor dhe teknik, se informacionet e marra nga burime të tjera janë referencuar dhe se dorëshkrimet nuk përmbajnë plagjiaturë.
- Në rast se emri dhe mbiemri i autorit/autorëve ndryshojnë nga emri dhe mbiemri i shënuar në vërtetimin ose diplomën për përfundimin e arsimit, duhet të dorëzohet dëshmi për përputhshmërinë e të dhënave;
- Deklaratë për redaktimin gjuhësor të tekstit ose vërtetim për dhënien e provimit për lektor, në formë origjinale ose kopje të vërtetuar nga noteri;
- Deklaratë nga botuesi për sigurimin e të drejtave të autorit për ilustrimet e përfshira në dorëshkrim; dhe
- Deklaratë nga botuesi se pajtohet që i gjithë dokumentacioni të publikohet , në përputhje me Ligjin për qasje të lirë në informata me karakter publik.
I gjithë dokumentacioni i përcaktuar në këtë pikë duhet të dorëzohet nga botuesit edhe në formë elektronike (CD ose USB), e cila duhet të vendoset brenda zarfit të mbyllur.
5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
5.1. Ofertat për dorëshkrimet e teksteve shkollore që nuk dorëzohen brenda afatit të përcaktuar, si dhe ato që nuk hartohen në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë Konkurs, do të refuzohen.