Rishpallje e Konkursit për pranimin e studentëve të regjistruar në studime universitare në konviktet studentore shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 24 të Ligjit për standardin studentor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18 dhe 20/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 124/19, 248/20, 302/20, 235/24 dhe 111/26), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

Rishpallje e Konkursit për pranimin e studentëve të regjistruar në studime universitare në konviktet studentore shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2026/2027

I.1. Në vitin akademik 2026/2027, në konviktet studentore shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të pranohen studentë të rregullt të regjistruar në studime universitare të ciklit të parë pranë institucioneve të arsimit të lartë publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, në territorin e Qytetit të Shkupit do të pranohen studentë të rregullt në konviktet për nxënës, në të cilat kanë mbetur vende të lira, si vijon:

 

 

Numuri

rrendor

KONVIKTI STUDENTOR

VËNDI

NUMRI I PËRGJITHSHËM I SHTRETËRVE

Lloji i konviktit

1

DSD „Koço Racin“

Manastir

100

Lloji  2

2

DSD „Nikola Karev“ (lokacioni: Shtëpia e Pushimit e MPB-së – Ohër)

Ohër

18

Lloji  2

3

PSD „Hiljadnikov“

Shtip

5

 

4

PSD „Logos“

Shtip

9

 

5

PSD „UEJL – Tetovë“

Tetovë

120

 

6

DSURC „Partenija Zografski“

Shkup

40

 

7

 “Konvikti i nxënësve të Qytetit të Shkupit „Zdravko Cvetkovski“

Shkup

30

 

8

Konvikti i nxënësve në DUDRM „Dimitar Vllahov“

Shkup

8

 

 

GJITHËSEJ

 

330

 

I.2. Ndarja e numrit të përgjithshëm të vendeve të disponueshme në konvikte bëhet si më poshtë:

a) Grupi i parë – 40% e numrit të përgjithshëm të vendeve të disponueshme në konvikte u dedikohen studentëve, të ardhurat e përgjithshme të të cilëve për anëtar të familjes janë deri në shumën e pagës minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht studentëve:

  • fëmijë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore;
  • fëmijë me nevoja të veçanta;
  • fëmijë të shfrytëzuesve të ndihmës sociale në para dhe të ndihmës së përhershme në para;
  • fëmijë me një prind;
  • fëmijë të prindërve të papunë; dhe
  • fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për arsye afariste.

b) Në grupin e parë përfshihen edhe studentët, të ardhurat e përgjithshme të të cilëve për anëtar të familjes janë mbi shumën e pagës minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht studentët:

  • fëmijë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore;
  • fëmijë me nevoja të veçanta;
  • fëmijë të prindit të vetëm;
  • fëmijë të prindërve të papunë; dhe
  • fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për arsye afariste.. 

c) Grupi i dytë – 25% e numrit të përgjithshëm të vendeve të disponueshme në konvikte u dedikohen studentëve që kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësime.

ç) Grupi i tretë – 35% e numrit të përgjithshëm të vendeve të disponueshme në konvikte u dedikohen studentëve të rregullt të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk bëjnë pjesë në grupet e përcaktuara në nën-pikat a), b) dhe c) të kësaj pike.


I.3. Nga numri i përgjithshëm i vendeve të disponueshme në konviktet studentore, 20% sigurohen për studentët të cilët për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë të studimeve në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

II. KUSHTET PËR PRANIM

II.1. Të drejtë për pranim kanë studentët e rregullt, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët studiojnë jashtë vendbanimit të tyre dhe janë të regjistruar në studime universitare me kohëzgjatje:

  • studentë të rregullt të regjistruar për herë të parë në studime universitare të ciklit të parë;
  • studentë të rregullt të regjistruar në fakultete me më pak se tetë semestra, të cilët nuk kanë përsëritur vitin e studimeve;
  • studentë të rregullt të regjistruar në fakultete me tetë semestra, të cilët nuk kanë përsëritur më shumë se një vit akademik;
  • studentë të rregullt të regjistruar në fakultete me më shumë se tetë semestra, të cilët nuk kanë përsëritur më shumë se dy vite akademike.

II.2. Të drejtë për pranim në konviktet studentore shtetërore kanë edhe studentët e rregullt të regjistruar në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë përzgjedhur në bazë të konkurseve, vendimeve, aktvendimeve, marrëveshjeve dhe akteve të tjera përkatëse, si vijon: studentët përfitues të bursave qeveritare me origjinë maqedonase, studentët e huaj që studiojnë në universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, studentët në kuadër të Programit CEEPUS, studentët në bazë të marrëveshjeve bilaterale dhe të ngjashme.

II.3. Të drejtë për pranim nuk kanë studentët:

1. të cilët kanë shkelur rregullin e rendit shtëpiak në konvikt dhe ndaj të cilëve është shqiptuar masë edukative – ndalim i shfrytëzimit të shërbimeve të konviktit, për periudhën e përcaktuar me masën edukative të shqiptuar, dhe të cilët nuk mund të aplikojnë në Konkurs për asnjërin nga konviktet;

2. të cilët janë regjistruar për herë të dytë në statusin e absolventit;

3. të cilët nuk i kanë përmbushur detyrimet financiare për akomodim ndaj konvikteve për një periudhë më të gjatë se një muaj dhe të cilët nuk mund të aplikojnë në Konkurs.

nuk kanë të drejtë të aplikojnë në Konkurs për asnjërin prej konvikteve;

4. të cilët janë të regjistruar në studime pasuniversitare.

II.4. Studentëve për të cilët Komisioni për Pranim do të konstatojë se kanë keqpërdorur shtratin e akorduar, do t’u merret shtrati dhe i njëjti do t’i akordohet një studenti nga lista e pritjes përkatëse për konviktin.

II.5. Në rast se studenti nuk zgjedh konviktin alternativ të ofruar në momentin e plotësimit të aplikimit në sistemin elektronik, përkatësisht nëse zgjedh opsionin „Nuk dëshiroj konvikt alternativ“, konsiderohet se ka hequr dorë nga e drejta për akomodim në konvikt studentor, në rast se nuk renditet për pranim në konviktin e parë për të cilin ka aplikuar.

III. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Studentët që aplikojnë në Konkurs janë të detyruar të plotësojnë aplikimin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës në portalin e internetit http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Studentët mund të aplikojnë për pranim vetëm në një konvikt studentor.

Afati për aplikimin e studentëve është deri më 13.10.2026.

Nëse, pas publikimit të listave përfundimtare të studentëve të pranuar sipas konvikteve, në ndonjë konvikt mbeten kapacitete të paplotësuara akomoduese, aplikimi do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, por jo më vonë se 30.11.2026.

IV. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM PËR AKOMODIM

IV.1. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Studentët që aplikojnë në Konkurs janë të detyruar të plotësojnë aplikimin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës në portalin e internetit http://e-uslugi.mon.gov.mk, si vijon:

1. Vërtetim për statusin e studentit të rregullt gjatë studimeve;

2. Vërtetim për numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet paraprake të studimeve;

3. Formulari i vërtetuar „UPPI“ (formular i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili plotësohet dhe vërtetohet nga fakulteti);

4. Studentët e regjistruar për herë të parë në vitin e parë të studimeve duhet të ngarkojnë kopjen e diplomës për përfundimin e arsimit të mesëm dhe vërtetimin për regjistrim në studime të rregullta, ose dokument tjetër me të cilin vërtetohet se janë pranuar në fakultet;

5. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit, përkatësisht të familjes së tij të ngushtë;

6. Kandidatët-studentë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore duhet të ngarkojnë vërtetim nga Qendra kompetente për Punë Sociale, vërtetim nga konvikti ku janë të sistemuar ose dokument tjetër përkatës me të cilin vërtetohet statusi i tyre si fëmijë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore.

Studentët e kategorizuar si persona me nevoja të veçanta duhet të ngarkojnë konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillimin fizik ose psikik dhe për nevojat specifike, të lëshuar nga institucioni kompetent, me të cilin vërtetohet statusi i tyre;

7. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të kandidatit dhe të anëtarëve të familjes së tij të ngushtë (prindërve-kujdestarë, vëllezërve dhe motrave), me të cilën kandidati jep pëlqimin që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet përkatëse me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi;

8. Deklaratë për identitetin e të dhënave;

9. Deklaratë nga prindi-kujdestar për përmbushjen e plotë të shpenzimeve për akomodim dhe ushqim në konvikt;

10. Vërtetime për pagën e realizuar nga anëtarët e punësuar të familjes për muajin qershor 2026. Nëse për këtë muaj nuk është realizuar pagesa e pagës, duhet të ngarkohet vërtetimi për pagën e fundit të paguar.

Për prindërit-kujdestarë të punësuar në institucionet shtetërore dhe publike duhet të ngarkohet vërtetim për pagën, i vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit-kujdestarë të punësuar në shoqëri private duhet të ngarkohet vërtetim për pagën, së bashku me deklaratë të vërtetuar për pranimin e pagës.

Për anëtarët e pensionuar të familjes duhet të ngarkohet dokument për shumën e pensionit – çeku i pensionit.

Për prindërit e divorcuar duhet të ngarkohet dëshmi për divorcin, ndërsa, nëse kandidati pranon alimentacion, shuma e alimentacionit duhet të paraqitet si e ardhur mujore.

Për përfituesit e ndihmës sociale duhet të ngarkohet aktvendimi i fundit ose çeku i fundit.

Për personat me aftësi të kufizuara duhet të ngarkohet vërtetim mjekësor.

Për anëtarët e familjes së ngushtë të kandidatit (vëllezërit dhe motrat) që janë nxënës ose studentë, duhet të ngarkohet vërtetim nga shkolla, përkatësisht fakulteti, ose nga institucioni tjetër përkatës.

11. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare dhe në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do t’i sigurojë dokumentet e mëposhtme:

  • Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për të ardhurat e realizuara mbi baza të ndryshme gjatë vitit paraprak (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë bujqësore, të ardhura nga pasuria dhe të drejtat pasurore, të ardhura nga kapitali, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojërat e tjera shpërblyese, të ardhura të tjera), për secilin nga të dy prindërit-kujdestarë të kandidatit veçmas dhe për vetë kandidatin;
  • Vërtetim nga Agjencia e Punësimit të  Republikës së Maqedonisë së Veriut se anëtarët e familjes së ngushtë janë të papunë dhe nëse marrin ose nuk marrin kompensim në para në bazë të papunësisë;
  • Çertifikatë lindje për vëllain/motrën nën moshën 6 vjeç, si dhe Certifikat vdekje  për prindin e ndjerë, të lëshuara nga Drejtoria për Mbajtjen e Regjistrave të Gjendjes Civile;
  • Vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kandidatët me dokumentacion jo të plotë nuk do të përfshihen në renditje.

IV.2. MËNYRA E APLIKIMIT ELEKTRONIK

Studentët që aplikojnë në Konkurs janë të detyruar të plotësojnë aplikimin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës në portalin e internetit http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Kandidatët-studentë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, si dhe studentët që janë persona me nevoja të veçanta, i ngarkojnë dokumentet e renditura nën numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9.

Dokumentet e lartpërmendura ngarkohen në mënyrë elektronike deri më 13.10.2026.

Kandidatët me dokumentacion jo të plotë nuk do të përfshihen në rang-listat.

V. MËNYRA DHE PROCEDURA E PRANIMIT TË STUDENTËVE

V.1. Mënyra dhe procedura e pranimit të studentëve në konviktet studentore dhe në kapacitetet e tjera akomoduese, si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim, rregullohen në përputhje me Ligjin për standardin studentor dhe Rregulloren për mënyrën e pranimit të studentëve në konviktet studentore shtetërore.

Në përputhje me Rregulloren për pranimin e studentëve, suksesi i arritur në arsimin e mesëm, suksesi gjatë studimeve, rregullsia e studimeve dhe gjendja familjare-materiale e studentëve përbëjnë elementet themelore për renditjen dhe pranimin e studentëve në konviktet studentore.

V.2. Lista përfundimtare e studentëve të pranuar nga viti i parë dhe vitet më të larta të studimeve do të publikohet në tabelat e njoftimeve në konviktet studentore në të cilat studenti ka aplikuar, si dhe në ueb-faqen e Ministrisë, jo më vonë se më 21.10.2026. Kundërshtimi ndaj rezultateve paraqitet në vetë konviktin në të cilin studenti ka aplikuar.

V.4. Nëse numri i studentëve që i plotësojnë kushtet në përputhje me grupet e përcaktuara në kapitullin I.2 të këtij Konkursi është më i vogël se numri i paraparë i shtretërve, vendet e lira do të plotësohen me radhë nga studentët që i plotësojnë kushtet e grupeve të tjera.

V.5. Nëse sigurohen kushtet përkatëse, vendet e lira në konviktet studentore mund të plotësohen edhe me nxënës, në përputhje me kushtet e Konkursit për pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027.

IV.2. MËNYRA E APLIKIMIT ELEKTRONIK

Studentët që aplikojnë në Konkurs duhet të plotësojnë aplikimin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës në portalin e internetit http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Kandidatët-studentë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, si dhe studentët që janë persona me nevoja të veçanta, i ngarkojnë dokumentet e renditura nën numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9.

Dokumentet e lartpërmendura ngarkohen në mënyrë elektronike deri më 13.10.2026.

Kandidatët me dokumentacion jo të plotë nuk do të përfshihen në rang-listat.

V. MËNYRA DHE PROCEDURA E PRANIMIT TË STUDENTËVE

V.1. Mënyra dhe procedura e pranimit të studentëve në konviktet studentore dhe në kapacitetet e tjera akomoduese, si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim, rregullohen në përputhje me Ligjin për standardin studentor dhe Rregulloren për mënyrën e pranimit të studentëve në konviktet studentore shtetërore.

Në përputhje me Rregulloren për mënyrën e pranimit të studentëve, suksesi në arsimin e mesëm, suksesi gjatë studimeve, rregullsia gjatë studimeve dhe gjendja familjare-materiale e studentëve përbëjnë elementet themelore për renditjen dhe pranimin e studentëve në konviktet studentore.

V.2. Lista përfundimtare e studentëve për pranim, nga viti i parë dhe vitet më të larta të studimeve, do të publikohet në tabelat e njoftimeve në konviktet studentore ku studenti ka aplikuar, si dhe në ueb-faqen e Ministrisë, jo më vonë se më 21.10.2026. Ankesa  ndaj rezultateve paraqitet në konviktin ku studenti ka aplikuar.

V.4. Nëse numri i studentëve që i plotësojnë kushtet në përputhje me grupet e përcaktuara në kapitullin I.2 të këtij Konkursi është më i vogël se numri i paraparë i shtretërve, vendet e lira do të plotësohen sipas radhës me studentë që i plotësojnë kushtet e grupeve të tjera.

V.5. Nëse sigurohen kushtet përkatëse, vendet e lira në konviktet studentore mund të plotësohen me nxënës, në përputhje me kushtet e Konkursit për pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027.

VI. AFATET PËR AKOMODIM

Studenti vendoset në konviktin studentor duke filluar nga dita e lidhjes së kontratës me konviktin në të cilin është pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga data e publikimit të listës përfundimtare.

VII. LLOJET E KONVIKTEVE DHE PJESËMARRJA NË ÇMIM

Tipi 1 – konvikt studentor me efikasitet energjetik: konvikt që i përmbush normativat dhe standardet e përcaktuara në nenin 12 paragrafi (3) të Ligjit për standardin studentor, në të cilin është kryer rikonstruksion dhe i cili i përmbush kërkesat minimale për efikasitet energjetik të përcaktuara me Rregulloren për karakteristikat energjetike të ndërtesave.

Tipi 2 – konvikt studentor ekzistues: konvikt që i përmbush normativat dhe standardet e përcaktuara në nenin 12 paragrafi (3) të Ligjit për standardin studentor, në përputhje me Rregulloren për normativat dhe standardet për pajisjet, hapësirën dhe personelin në konviktet studentore.

Ministria merr pjesë në çmimin e akomodimit dhe ushqimit për studentët e akomoduar në konvikt studentor shtetëror të Tipit 1 deri në 40% (4.400 denarë) të çmimit të përcaktuar, i cili është 11.000 denarë, ndërsa diferencën deri në çmimin e plotë e paguan studenti (6.600 denarë).

Për studentët e akomoduar në konvikt studentor shtetëror të Tipit 2, Ministria merr pjesë në çmimin e akomodimit dhe ushqimit deri në 50% (3.410 denarë) të çmimit të përcaktuar prej 6.820 denarësh.

Ministria merr pjesë në çmimin e akomodimit dhe ushqimit për studentët e akomoduar në konvikt studentor privat me të cilin Ministria ka lidhur marrëveshje për akomodimin e studentëve, deri në 50% (3.410 denarë) të çmimit të përcaktuar prej 6.820 denarësh.

 

 

 

Accessibility Menu