Thirrje publike për pjesëmarrjen e institucioneve të arsimit të lartë në rrjetet CEEPUS për vitin akademik 2027/2028

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Programi i Evropës Qendrore për Shkëmbim në Fushën e Studimeve Universitare (CEEPUS – Central European Exchange Program for University Studies) shpall:

THIRRJE PUBLIKE

për pjesëmarrjen e institucioneve të arsimit të lartë në rrjetet CEEPUS për vitin akademik 2027/2028

Republika e Maqedonisë së Veriut, si nënshkruese e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republikës së Kroacisë, Republikës së Çekisë, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republikës së Moldavisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Sllovakisë, Republikës së Sllovenisë dhe Kosovës, për promovimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë në kuadër të Programit të Evropës Qendrore për Shkëmbim në Fushën e Studimeve Universitare (CEEPUS IV – Central European Exchange Program for University Studies), u mundëson institucioneve të arsimit të lartë të marrin pjesë në rrjetet universitare CEEPUS IV në fusha të ndryshme, si koordinatore ose partnere.

Në përputhje me Marrëveshjen CEEPUS IV, janë paraparë ndryshime të caktuara, përkatësisht: rrjeti CEEPUS duhet të përbëhet nga së paku pesë institucione të arsimit të lartë nga së paku pesë shtete anëtare të Programit CEEPUS, ku njëri prej anëtarëve ushtron funksionin e koordinatorit të rrjetit. Koordinatorë dhe partnerë të rrjeteve mund të jenë institucionet e arsimit të lartë dhe anëtarët e tyre të asociuar.

Në vitin akademik 2027/2028, një profesor me kompetenca mësimore mund të koordinojë vetëm një rrjet, ndërsa numri i rrjeteve në të cilat një profesor me kompetenca mësimore mund të ushtrojë funksionin e personit kontaktues kufizohet në 4 (katër) rrjete akademike.

Programi ka për qëllim promovimin e mobilitetit të studentëve dhe të personelit mësimdhënës, si dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore që çojnë në dhënien e diplomave të përbashkëta (Joint Degree). Aplikimi bëhet ekskluzivisht në internet, nëpërmjet platformës zyrtare www.ceepus.info.

PARASHTRIMI I APLIKIMEVE PËR PJESËMARRJE NË RRJETET CEEPUS

Aplikimi për krijimin e rrjeteve bëhet në internet, nëpërmjet platformës zyrtare të Programit CEEPUS, në adresën www.ceepus.info. Për parashtrimin e aplikimit është

përgjegjës koordinatori i rrjetit, ndërsa institucionet pjesëmarrëse janë të detyruara të bashkëngjitin dokumentacionin e kërkuar në kuadër të aplikimit elektronik.

Dokumentet e kërkuara:

· Letter of Endorsement – Letër mbështetëse, me të cilën konfirmohet se studentët nga institucionet e tjera partnere të rrjetit përjashtohen nga detyrimi për pagesën e tarifës së shkollimit. Dokumenti nënshkruhet nga rektori i universitetit.

· Letter of Intent – Letër qëllimi, me të cilën konfirmohet pjesëmarrja e institucionit të arsimit të lartë në aktivitetet e rrjeteve përkatëse. Dokumenti nënshkruhet nga personi kontaktues lokal dhe nga personi drejtues i institucionit të arsimit të lartë.

Koordinatorët e rrjeteve që vazhdojnë aktivitetet edhe gjatë vitit të ardhshëm akademik duhet të zgjedhin në sistem opsionin “Prolong” dhe të ndjekin udhëzimet lidhur me dokumentacionin që duhet të bashkëngjitet sërish.

Afati i fundit për aplikim është 30 nëntor 2026.

Për informacione më të hollësishme, drejtojuni Zyrës Kombëtare CEEPUS pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në numrin e telefonit 02/3140-185 ose në adresën elektronike: olga.dukovska@mon.gov.mk.

Lidhje: Informacione më të hollësishme për mënyrën e aplikimit: https://www.ceepus.info/files/2026/guideline_NW_applicationround.pdf 

Accessibility Menu