Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH vazhdon digjitalizimin, për ndarjen e çmimit në të holla për medalje të fituar në olimpiadë ndërkombëtare shkencore ose çmim në garë ndërkombëtare, aplikimi bëhet në mënyrë elektronike

MASH vazhdon digjitalizimin, për ndarjen e çmimit në të holla për medalje të fituar në olimpiadë ndërkombëtare shkencore ose çmim në garë ndërkombëtare, aplikimi bëhet në mënyrë elektronike

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon digjitalizimin me shërbim të ri. Në procedurën e aplikimit për çmimin në të holla për çmime apo medalje të fituara në olimpiadë ndërkombëtare shkencore dhe çmime në garat ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, tanimë nuk do të dorëzohen më dokumente në letër në Ministri, por me Fletëparaqitje elektronike përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli thirrje publike për ndarjen e çmimit në të holla për çmimin e parë, të dytë ose të tretë ose medaljen e art, argjend ose bronztë të fituar në garë ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, të mbajtur në vitin shkollor 2024/2025. Mundësi aplikimi kanë nxënësit, mësimdhënësit të cilët kanë ligjëruar lëndën në këto fusha, si dhe mentorët që përgatitën nxënësit për garë. Thirrjen publike për arsimin fillor mund ta gjeni në linkun në vazhdim. Ndërsa, thirrja publike për arsimin e mesëm është publikuar këtu.

 

Gjithashtu është publikuar edhe Thirrje Publike për ndarjen e çmimit në të holla për medaljen e art, argjendë ose bronztë në një nga 13 Olimpiadat ndërkombëtare shekncore (International Science Olympiad) për nxënësin dhe për mësimdhënësin i cili përgatiti nxënësin për Olimpiadë në vitin shkollor 2024/2025. Thirrja është në linkun në vazhdim.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon në digjitalizimin e përshpejtuar të sferës së arsimit. Disa shërbime arsimore janë digjitalizuar plotësisht. Njëkohësisht, avancojmë politikat për të mbështetur nxënësit e talentuar, për t`i inkurajuar të arrijnë rezultate edhe më të mira.

 

Lajme dhe Ngjarje


4/18/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar