Në bazë të Nenit 45 paragrafit (4) nga Ligji për Arsim Fillor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 161/19, 229/20 dhe 3/25), Ministria e Arsmit dhe Shkencës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për ndarjen e shpërblimit në të holla për çmimin e parë, të dytë dhe të tretë të fituar ose medaljen e artë, argjendë gjegjësisht të bronztë në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit, mësimdhënësit të cilit i ligjërohet lënda nga këto fusha, si dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë
1. Kushti për pjesëmarrje
Në thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për çmimin e parë, të dytë dhe të tretë të fituar ose medaljen e artë, argjendë gjegjësisht të bronztë në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit, të mësimdhënësit të cilit i ligjërohet lënda nga ai dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë mund të lajmërohen:
- nxënësi- nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruar në shkollë fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
- mësimdhënësi - nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i punësuar në shkollë fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ia ligjëron lëndët nga këto fusha nxënësit dhe e përgatiti nxënësin për garë dhe
- mentori - nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut , i cili e përgatiti nxënësin për garën, ndërsa i cili fitoi çmimin e parë, të dytë dhe të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në garë ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, të mbajtur në vitin shkollor 2024/2025.
Me garë ndërkombëtare nënkuptohet gara në të cilën marrin pjesë nxënës nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme, në të cilën krahasohen njohuritë ndërmjet nxënësve nga shtetet e ndryshme dhe bëhet rangimi i nxënësve më të mirë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për çmimin e parë, të dytë dhe të tretë të fituar ose medaljen e artë, argjendë gjegjësisht të bronztë në garë ndërkombëtare nga fushat e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore jep shpërblim në të holla në përputhje me nenin 45 paragrafin (1) të Ligjit për Arsimin Fillor.
2. Mënyra, dokumentacioni i nevojshëm dhe afati i aplikimit
Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili i ligjëron lëndën në shkollë dhe mentorin që e ka përgatitur për garë, duhet të dorëzojë Fletparaqitje elekronike me të cilin në shtojcë dorëzon dokumentet në vazhdim:
- Vërtetim se është i regjistruar si nxënës i rregullt në shkollën fillore në vitin shkollor 2024/2025
- Vërtetim për mësimdhënësin se është i punësuar në shkollë fillore
- Vërtetim nga Institucioni për mentorin se është i punësuar ku punon
- Kopje nga diploma, lëvdata gjegjësisht certifikata për çmimin e parë, të dytë dhe të tretë të fituar ose medaljen e artë, argjendë gjegjësisht të bronztë në garën ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore për nxënësin, mësimdhënësin dhe mentorin
- Llogaria e transaksionit të nxënësit, mësimdhënësit dhe mentorit
- Dëshmi me të cilën do të vërtetohet se gara është ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore dhe në të cilin kanë marrë pjesë nxënës nga të paktën dhjetë vende të ndryshme
- Deklaratë e nënshkruar nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin, se ai është mësimdhënësin i cili ia ligjëron lëndën nxënësit nga këto fusha dhe e përgatit për garën ndërkombëtare
- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit se është mësimdhënësi ia i cili ligjëron nxënësit lëndën nga këto fusha dhe e përgatit nxënësin për garën ndërkombëtare
- Deklaratë e nënshkruar nga shoqata e akredituar e mësimdhënësve për mentorin, se ai është mentori i cili ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare
- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit, se ai është mentori i cili ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare
- Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi se ai është mësimdhënësi i cili ia ligjëron lëndën nga këto fusha dhe e përgatit nxënësin për garën ndërkombëtare
- Deklaratë e nënshkruar nga mentori, se është ai mentori i cili ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare.
- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari për pëlqimin për perpunimin e të dhënave personale të nxënësit,
- Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale, dhe
- Deklaratë e nënshkruar nga mentori për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.
Nëse mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për shkak të mosprezencës në garë, nuk ka diplomë, lëvdatë përkatësisht certifikatë për çmimin e parë, të dytë dhe të tretë të fituar ose medaljen e artë, argjendë
gjegjësisht të bronztë në garën ndërkombëtare nga fushat e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore si dëshmi konsiderohen deklaratat nga alinea 10, 11 dhe 13 të kësaj pike.
Kandidatët plotësojnë aplikim elektronik në portalin elektronik http://e-uslugi.mon.gov.mk deri më 30.09.2025.
3. Dhënia e çmimeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë individualisht shpërblimin në të holla në shumë prej 100% nga neto paga mesatare paguar për punonjës në Republikë në muajin e fundit para ndarjes së çmimit për çmimin e parë/medalje e artë, 80% për çmimin e dytë/medaljen e argjendë dhe 60% për çmimin e tretë/medaljen e bronzë.
Aplikimet e dorëzuara jo në kohë dhe jo të plota nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për gara ndërkombëtare të cilat zbatohen në mënyrë elektronike në distancë nuk ndanë shpërblime në të holla, si dhe për garat ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me projektet.
Gjithashtu Ministria e Arsimit nuk ndanë shpërblim në të holla për fitimin e vendeve të para, të dyta apo të treta në garën për popullarizmit e matematikës “Kengur” sepse i njejti nuk është garë ndërkombëtare.
Në Kartën e Shoqatës Ndërkombëtare „Kangourou sans Frontieres” thuhet se është e organizuar e ashtuquajtura “Lojëra pa Kufi” për të promovuar kulturën kryesore matematikore përmes organizimit të lojërave konkurruese vjetore në matematikë, të cilat synojnë të stimulojnë dhe motivojnë sa më shumë nxënës të mendojnë për pjesëmarrje në aktivitete të tjera, gara dhe olimpiada në matematikë.
Në të njëjtën kartë ndër të tjera thuhet se kjo lojë synon të tërheqë numrin maksimal të nxënësve pa pasur asnjë përzgjedhje kombëtare të pjesëmarrësve dhe as për të krahasuar njohuritë ndërmjet vendeve