Në bazë të nenit 24-b paragrafi (3) dhe (4) të Ligjit për Arsimin e Mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 и 64/18) dhe („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.229/20), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për ndarjen e shpërblimit në të holla për medaljen e artë, argjendtë ose bronztë në njërën nga 13 Olimpiadatat Ndërkombëtare Shkencore (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadën në vitin shkollor 2024/2025
1. Kushtet për pjesëmarrje
Në thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për medaljen e artë, argjendtë ose bronztë në njërën nga 13 Olimpiadatat Ndërkombëtare Shkencore (International Science Olympiad) mund të paraqitet:
- nxënës – nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i regjistruar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
- mësimdhënës- nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili përgatiti nxënësin për olipmiadë, të cilët kanë fituar medaljen e artë, argjendtë ose bronztë në njërën nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare Shkencore në vitin shkollor 2024/2025
2. Mënyra dhe afati i aplikimit
Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili përgatiti nxënësin për olimpiadë, duhet të dorëzojë fletëparaqitje elektronike me të cilën në shtojcë dorëzon dokumentet në vijim:
-Vërtetim se nxënësi është nxënës i rregullt në shkollë të mesme në vitin shkollor 2024/2025;
-Vërtetim për mësimdhënësin se është i punësuar në shkollë të mesme;
-Kopje e diplomës ose dokument tjetër si vërtetim se është fituar medalje e artë, argjendtë ose bronztë në njërën nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare Shkencore në vitin shkollor 2024/2025
- Lista përfundimtare e rangimit me rezultatet e arritura nga organizatori i Olimpiadës Ndërkombëtare të Shkencores;
-Llogaria rrjedhëse e nxënësit dhe mësimdhënësit;
-Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.
Nëse mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për shkak të mospjesëmarrjes në olimpiadë nuk posedon diplomë ose dokument tjetër me të cilën dëshmon se ka fituar medaljen e artë, argjendtë ose bronztë në njërën nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare Shkencore (International Science Olympiad), si dëshmi merren deklaratat nga alinea 5,6 dhe 7 e kësaj pike.
3. Ndarja e shpërblimeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’i ndajë individualisht, nxënësit dhe mësimdhënësit i cili përgatiti nxënësin për Olimpiadë, shpërblim në të holla prej 12.000 denarë në muaj për medaljen e artë të fituar, 10.000 denarë në muaj për medaljen e argjendtë të fituar dhe 8.000 denarë në muaj për medaljen e bronztë.
Shpërblimi në të holla paguhet për periudhë prej 12 muajsh.
Kandidatët plotësojnë fletëparaqitje elektronike në portalin elektronik http://e-uslugi.mon.gov.mk më së voni deri më 30.09.2025.
Parashtrimi i fletëaraqitjes elektronike për ndarjen e shpërblimit në të holla për medaljen e artë, argjendtë ose bronztë të fituar në njërën nga 13 olimpiadat ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad) në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025, përjashton mundësinë e parashtrimit të njëkohshëm të fletëparaqitjes elektronike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, nxënësit dhe mësimdhënësit i cili ka përgatitur nxënësin për garë për arsimin e mesëm në vitin shkollor 2024/2025, nëse të dyja fletëparaqitjet i referohen shpërblimit të njëjtë ndërkombëtar të fituar.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndanë çmim në të holla për fitimin e medaljes së artë, argjendit apo bronzit në një nga 13 olimpiadat ndërkombëtare të shkencës. (International Science Olympiad) nëse olimpiada organizohet përmes platformës online, nëse shpërblimi është pjesë e projektit dhe nëse shpërblimi është fituar si rezultat i garës ekipore.
Shpjegim:Nxënësi dhe mësmdhënësi që përgatiti nxënësin për pjesëmarrje në olimpiadën ndërkombëtare të shkencës mund të marrë shpërblim në të holla vetëm nëse bashkangjitet diplomë, certifikatë ose dokument tjetër ,fituar në bazë të arritjeve individuale të nxënësit.
Fletëparaqitjet elektronike të parakohshme dhe të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Kandidatët dorëzojnë fletëparaqitje elektronik në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk deri më datë 30.09.2025.