Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirje publike për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit dhe mësimdhënësit i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2024/2025

Thirje publike për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit dhe mësimdhënësit i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2024/2025

 

Në bazë të nenit 24 - b paragrafi (1) dhe (4) të Ligjit për Аrsimin e Мesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/20), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

T H I R J E   P U B L I K E

për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit dhe mësimdhënësit i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2024/2025

 

1. Kushtet për pjesëmarrje

Në Thirrjen Publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, mund të aplikojnë:

- nxënës - shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe

- mësimdhënës - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka përgatitur nxënësin për garën,

të cilët fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, mbajtur në vitin shkollor 2024/2025.

Me garë ndërkombëtare nënkuptohet garë në të cilën marrin pjesë nxënës prej së paku dhjetë shtete të ndryshme dhe pastaj krahasohen njohuritë ndërmjetë nxënësve nga vendet e ndryshme dhe rangohen të arriturat e tyre.

2. Mënyra dhe afati i aplikimit

 

Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për garë ndërkombëtare, duhet të dorëzojnë fletëparaqitje elektronike me të cilën në shtojcë i dorëzojnë edhe dokumentet në vazhdim:

-Vërtetim se është nxënës i rregullt, në shkollë të mesme në vitin shkollor 2024/2025,

-Vërtetim se mësimdhënësi është i punësuar në shkollë të mesme,

-Kopje të Diplomës, mirënjohje, përkatësisht certifikatë për vendin e parë, të dytë ose vendin e tretë të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, i mbajtur në vitin shkollor 2024/2025 për nxënësin dhe mësimdhënësin,

- Llogari rrjedhëse të nxënësit dhe mësimdhënësit,

- Dëshmi me të cilën do të konfirmohet se gara është ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore në të cilën kanë marrë pjesë nxënës më së paku prej dhjetë vendeve të ndryshme,

- Rang lista përfundimtare e renditjes me rezultatet e arritura nga organizatori i garës ndërkombëtare;

- Deklaratë të nënshkruar nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për garë ndërkombëtare,

- Deklaratë të nënshkruar prindi/kujdestari se ai është mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për garë ndërkombëtare,

- Deklaratë të nënshkruar nga mësimdhënësi se ai është mësimdhënësi i cili i ka ligjëruar lëndën dhe ka përgatitur nxënësin për garë ndërkombëtare,

- Deklaratë të nënshkruar nga prindi/kujdestari për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit dhe

-Deklaratë të nënshkruar nga mësimdhënësi për pëlqim për përpunimin e të dhënave personale.

Nëse mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin, ndërsa për shkak të mungesës në garë nuk posedon diplomë, mirënjohje përkatësisht certifikatë për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, si dëshmi konsiderohen Deklaratat nga alinea 7,8 dhe 9 të kësaj pike.

 

3. Ndarja e shpërblimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë, shpërblime individuale në të holla në vlerë prej 50 % nga paga neto mesatare e punëtorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga muaji i fundit para ndarjes së vendit të parë të fituar, 40 % për vendin e dytë të fituar dhe 30 % për vendin e tretë të fituar.

Parashtrimi i fletëparaqitjes elektronik për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendit të parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtar nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit dhe mësimdhënësit i cili përgatiti nxënësin për garën nga arsimi i mesëm për vitin shkollor 2024/2025, përjashton mundësinë e parashtrimit të njëkohshëm të fletëparaqitjes elektronike dhe ndarjes së shpërblimit në të holla për medaljen e artë, të argjendtë ose të bronztë në njërën nga 13 olimpiada shkencore ndërkombëtare (International Science Olympiad) në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025, nëse të dyja fletëparaqitjet i referohen fitimin të të njëjtit çmim ndërkombëtar.

Ministria e Arsimit nuk ndanë shpërblim në të holla për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garën e matematikës "Kengur", e cila është pjesë e Shoqatës

Ndërkombëtare "Kangourou sans Frontieres", sepse e njejta nuk konsiderohet si garë ndërkombëtare.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndanë shpërblime në të holla për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë ndërkombëtare të cilat organizohen përmes platformës online, nëse shpërblimi paraqet pjesë të një projekti dhe nëse shpërblimi është fituar si rezultat i garës ekipore.

Fletëparaqitjet elektronike të dorëzuara jo në kohë dhe të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

Kandidatët dorëzojnë fletëparaqitje elektronike në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk më së voni 30.09.2025.

 

Konkursi


3/28/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar