Ivanovska mbajti fjalim në konferencën kushtuar projektit kërkimor-shkencor të IITSI për monitorimin e stabilitetit sizmik të objekteve, financuar nga MASH - i

Ivanovska mbajti fjalim në konferencën kushtuar projektit kërkimor-shkencor të IITSI për monitorimin e stabilitetit sizmik të objekteve, financuar nga MASH - i

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, sot mbajti fjalim në konferencën kushtuar projektit kërkimor-shkencor  “Siguri në çdo sekondë: Gjenerata e re e sistemit për monitorimin sizmik të konstruksioneve”, të Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike

Projekti është një nga 50 projektet me interes publik, të cilat realizohen nga institucionet publike shkencore dhe të arsimit të lartë, ASHAM dhe komuniteti i biznesit në Maqedoni, ndërsa janë në përputhje me objektivat e Strategjisë për specializim intelegjent, për të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2025 ndau 6 milionë euro.

“Më vjen mirë që tashmë po i shohim rezultatet e investimeve të shtuara të MASH -it dhe të Qeverisë në shkencë. Ky projekt do të kontribuojë në monitorimin më të saktë të sjelljes së objekteve ndërtimore nën ndikimin e forcave sizmike. Kjo, natyrisht, nënkupton parandalimin e situatave të mundshme të padëshiruara, si dhe rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve”, tha Ivanovska.

Sekretari shtetëror shprehu bindjen se Ministria do të vazhdojë ta mbështesë dhe financojë shkencën, pasi ajo, së bashku me arsimin, përbën bazën e përparimit të përgjithshëm shoqëror.

 

Accessibility Menu