Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme se aplikimet për bursa për nxënës do të fillojnë më 1 tetor, për gjithsej nëntë kategori, dhe do të zgjasin deri më 15 tetor.
Konkursi për ndarjen e bursave për nxënës në SHMSH “Akademia e Sportit” dhe Konkursi për ndarjen e bursave për nxënësit e rregullt të regjistruar në SHMSH “Gjimnazi Matematiko-Informatikë” do të jenë të hapura për aplikime nga data 3 deri më 20 tetor.
Të gjitha konkurset janë të publikuara në linkun vijues , ndërsa nxënësit e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet mund të aplikojnë ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes platformës: www.e-uslugi.mon.gov.mk.