Agjencia Izraelite për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (MASHAV) organizon kurs për inteligjencë artificiale dhe siguri kibernetike (“Cyber and Artificial Intelligence for Good”), i cili do të mbahet në Qendrën Karmel, në Haifa, prej më 30 nëntor deri më 12 dhjetor 2025.
Kursi është përgatitur për punonjësit në institucionet qeveritare, sektorin joqeveritar dhe atë privat, të interesuar për përvojën praktike izraelite në fushën e inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike.
Organizatorët mbulojnë kostot e akomodimit, vizitave në terren, sigurimit shëndetësor dhe transfertave nga aeroporti. Biletat e avionit për në/nga Izraeli dhe shpenzimet ditore janë përgjegjësi e pjesëmarrësve. Kandidatët potencialë mund të aplikojnë përmes linkut: MASHAV Application Portal (https://mashav-mfa.formtitan.com/ftproject/mashavhome)
Kandidatët duhet të zgjedhin gjuhën angleze, të vendosin numrin e kursit 7161 dhe të plotësojnë të gjitha të dhënat e nevojshme. Dorëzimi i kopjes së vlefshme të pasaportës dhe deklaratës të plotësuar shëndetësore është i detyrueshëm. Aplikimet pa këto dokumente nuk mund të përpunohen.
Për ndihmë teknike, kandidatët mund të kontaktojnë ekipin e mbështetjes për ndihmë kompjuterike ndërkombëtare në numrin +972-2-5303999. Gjithashtu, kërkesat për mbështetje mund të dorëzohen online përmes këtij linku, nëse është e nevojshme. (https://mashav-mfa.formtitan.com/ftproject/mashavhome)
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 20 tetor 2025.