Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Sulejmani, bisedoi me kryetarin e Komunës së Krushevës, Çoneski, për përmirësimin e infrastrukturës shkollore

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Sulejmani, bisedoi me kryetarin e Komunës së Krushevës, Çoneski, për përmirësimin e infrastrukturës shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe vetëqeverisjet lokale punojnë vazhdimisht për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Në Komunën e Krushevës, procedura për urbanizimin e vendbanimit Norovë është në fazën përfundimtare, pas së cilës do të vijojë përgatitja e dokumentacionit të projektit dhe vazhdimi i punimeve ndërtimore për përfundimin e objektit shkollor.

Për këtë çështje, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, u informua gjatë vizitës së tij në Komunën e Krushevës. Në takimin me kryetarin e Komunës së Krushevës, Niko Çoneski, u shqyrtuan politikat arsimore, gjendja dhe kushtet në shkolla, si dhe sfidat me të cilat përballen nxënësit dhe institucionet arsimore. Në kuadër të vizitës, zëvendësministri dhe kryetari i komunës vizituan edhe shkollat në Norovë, Aldancë dhe Vërboec.

 

 

Accessibility Menu