MASH-i, me mbështetjen e BE-së, krijoi kushte të shkëlqyera në konviktin studentor „Stiv Naumov” në Shkup

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Mbas të gjitha premtimeve të parealizuara të LSDM-së gjatë një periudhe shtatëvjeçare për përmirësimin e standardit studentor, përfshirë edhe premtimin për ndërtimin e një „qyteti stu-dentor” të ri, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e BE-së, në korrik të vitit 2024 filloi, ndërsa së fundmi përfundoi, rikonstruksionin e konviktit shtetëror studentor „Stiv Naumov” në Shkup.Ky është konvikti i parë nga gjithsej nëntë konvikte studentore që do të rinovohen në mënyrë tërësore dhe me efikasitet energjetik gjatë mandatit të Qeverisë aktuale. Nuk do të ketë lëshime, të rinjtë janë në fokus të politikave të MASH-it.

E njëjta parti politike, sot, pa pikën më të vogël të turpit, akuzon se kushtet në konviktin e rinovuar në Autokomandë të Shkupit nuk janë të përshtatshme.I ftojmë që, kurdo që të dëshi-rojnë, të hyjnë në objekt dhe të bëjnë inspektimin e tij, por edhe ta krahasojnë atë me objektet që ata kanë „ndërtuar ose rikonstruktuar” gjatë mandatit të tyre dhe të japin vlerësimin e tyre për suksesin e punimeve të përfunduara.Veprat nuk mund të krahasohen me zero premtime të realizuara. Katër ministra gjatë mandatit të tyre nuk arritën të vendosnin as dy tulla.

Situata të padëshiruara në konviktin e rinovuar mund të shfaqen edhe vetvetiu, por objekti është ende brenda periudhës së garancisë dhe kontraktuesi ndërhyn dhe i mënjanon difektet. Megjithatë, situata të padëshiruara mund të shkaktohen edhe nga vetë përdoruesit, për çka kemi bërë thirrje për shfrytëzim të përgjegjshëm që në momentin e vënies në përdorim të ob-jektit.Drejtoria e konviktit është përballur me kanalizim të bllokuar për shkak të hedhjes së pecetave të lagura; aktivizim të sistemit të alarmit për shkak të ushqimit të harruar në furrën me mikrovalë të lënë ndezur në kuzhinën e përbashkët, si dhe për shkak të ndezjes së një cig-areje në dhomë; radiator të shkulur; automjete të parkuara në sipërfaqet e gjelbra në oborrin e konviktit...Të gjitha këto situata janë tejkaluar.

Kushtet në konviktin studentor „Stiv Naumov” janë të shkëlqyera, ndërsa ushqimi përgatitet në përputhje me standardet e përcaktuara ushqimore dhe kjo mund të verifikohet në çdo kohë.Përpjekjet e LSDM-së për të diskredituar punën e Ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe për të nxitur pakënaqësi te studentët janë të kota. Me pretendime të tilla mund të bindin anëtarësinë e tyre, por opinioni i gjerë publik nuk u beson tregimeve të tyre.Më në fund, sjell-ja e LSDM-së përshkruhet më së miri me një fjalë – hipokrizi.

Accessibility Menu