Zëvendësministri Sulejmani pjesë e tryezes së rrumbullakët kushtuar trashëgimisë kulturore

Zëvendësministri Sulejmani pjesë e tryezes së rrumbullakët kushtuar trashëgimisë kulturore

Atë që nuk do ta dokumentojmë sot, rrezikojmë ta humbasim nesër. Prandaj, ruajtja e trashëgimisë kulturore është përgjegjësi e përbashkët dhe investim i rëndësishëm në identitetin dhe të ardhmen tonë, theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, në tryezën e rrumbullakët shkencore kushtuar trashëgimisë kulturore shqiptare në rajonin e Kumanovës, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve - Shkup, nën udhëheqjen e Dr. Besnik Emini.

- Si qytetar i Kumanovës, kjo temë ka rëndësi të veçantë për mua, sepse trashëgimia e këtij rajoni është pjesë e identitetit tonë, e historisë sonë dhe e kujtimeve që duhet t’ua përcjellim brezave të ardhshëm”, shtoi Sulejmani, duke theksuar rëndësinë e hulumtimit shkencor, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, si dhe rolin e arsimit në informimin e të rinjve me historinë, gjuhën, traditat dhe vlerat që trashëgojmë nga paraardhësit tanë. 

- Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dëshmon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të shkencës dhe ruajtjes së vlerave tona kombëtare. Ministria do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë iniciativa të këtilla, të cilat kontribuojnë në pasurimin e njohurive dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë për brezat e ardhshëm, deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani.

Accessibility Menu