Prezantohet ChatBot me IA për mbështetje në përdorimin e ditarit elektronik

Prezantohet ChatBot me IA për mbështetje në përdorimin e ditarit elektronik

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e Qendrës për Transfer të Teknologjive dhe Inovacione INNOFEIT pranë Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative në Shkup e avancon përdorimin e Ditarit-e.

 

Në kuadër të bashkëpunimit është zhvilluar zgjidhje e avancuar softuerike në formë të chatbotit, bazuar në arkitekturën RAG (Retrieval-Augmented Generation) e cila është integruar në Ditarin-e dhe mundëson kërkim inteligjent si dhe gjenerimin e përgjigjeve të sakta për të gjitha pyetjet e përdoruesve të Ditarit-e.

 

Në fakt, chatboti siguron përpunim dhe strukturim më efikas dhe më të shpejtë të dokumentacionit, me të cilën krijon bazë gjithëpërfshirëse të njohurive për përdorimin e sistemit të Ditari-e në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ndërsa kjo mundëson qasje të lehtë në informacione relevante dhe ofron mbështetje për përdoruesit.

 

Sistemi është implementuar me sukses dhe është hostuar në platformë-cloud të sigurt, me mekanizma të aplikuar për mbrojtje dhe kontroll të përmbajtjes. Gjithashtu, është vendosur sistem për monitorimin dhe optimizimin e cila mundëson ndjekjen e performancës dhe analizën e përdorimit.

Accessibility Menu