U realizua vizitë studimore në Finlandë – u shkëmbyen përvoja për menaxhim, zhvillim dhe ndërkombëtarizëm të arsimit

U realizua vizitë studimore në Finlandë – u shkëmbyen përvoja për menaxhim, zhvillim dhe ndërkombëtarizëm të arsimit

Fondacioni Evropian për Trajnim (ETF) për vendet e Ballkanit Perëndimor organizoi vizitë studimore në Finlandë me titull „Collaborative Futures: Western Balkans Peer Learning Visit“, gjatë së cilës u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira në fushën e menaxhimit, ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të arsimit të bazuar në inovacion.

Delegacionin e Maqedonisë e udhëhoqën përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa pjesë e delegacionit ishin edhe përfaqësues të INOVA-s, si dhe profesorë universitarë.

Vizita studimore filloi me takime në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës së Finlandës dhe në Agjencinë Kombëtare Finlandeze për Arsim, dhe më pas u vizituan disa nga institucionet udhëheqëse finlandeze të arsimit dhe inovacionit – Biblioteka qendrore “Oodi” në Helsinki (Oodi Central Library në Helsinki), Kolegji Profesional në Helsinki – Stadin AO (Helsinki Vocational College), Universiteti Metropolia i Shkencave të Aplikuara (Metropolia University of Applied Sciences), Universiteti i Helsinkit (University of Helsinki), Qendra Shëndetësore Terkko (Terkko Health Hub), Inkubatorët për sipërmarrje në Helsinki (Helsinki Incubators), Shërbimet për Inovacion në Helsinki (Helsinki Innovation Services) dhe Universiteti LUT në Kouvola (LUT University, Kouvola).

Vizita përfaqësoi mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e njohurive dhe shqyrtimin e nismave të ardhshme të përbashkëta në fushat e arsimit, inovacionit, sipërmarrjes dhe transferimit të teknologjisë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e partneriteteve dhe iniciativave ndërkombëtare, që kontribuojnë ndaj zhvillimit të ekosistemit arsimor bashkëkohor, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt inovacionit.

Accessibility Menu