Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për aplikim për të drejtën e shujtës studentore të subvencionuar për vitin akademik 2026/2027 zgjat nga 1 deri më 5 tetor 2026. Studentët që do të aplikojnë gjatë kësaj periudhe do të mund ta realizojnë të drejtën për shujtë studentore të subvencionuar nga 1 nëntori 2026.
Të drejtën për shujtë studentore të subvencionuar mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike, të cilët kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasuniversitare dhe në studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend.
Si të aplikoni?
Studentët që i plotësojnë kushtet dhe që nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të paraqesin aplikim në mënyrë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk
Informacione shtesë:
· Kushtet dhe kriteret për realizimin e të drejtës për shujtë studentore të subvencionuar janë të disponueshme në lidhjen e mëposhtme: https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/konkursi-mon/javen-povik-za-ostvaruvanje-na-pravoto-na-subvencioniran-studentski-obrok-za-akademskata-20262027-godina
· Për mbështetje gjatë aplikimit, kontaktoni përmes postës elektronike: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.
· Studentët të cilëve u është ndërprerë / refuzuar e drejta për shujtë të subvencionuar, por konsiderojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë përsëri.
· Ky afat është gjithashtu i hapur për studentët që nuk kanë aplikuar gjatë afatit të mëparshëm aktiv.
E rëndësishme:
Për shkak të rregullativës ligjore për autentifikim të përforcuar gjatë pagesave pa kontakt në terminalet POS, studentët do të duhet të fusin kodin PIN që transaksionet të jenë të suksesshme.
Njoftimi i Sparkasse Bank për përdorimin e PIN-it gjatë pagesave
Njoftimi për përdoruesit e shujtës studentore të subvencionuar
Nëse e dini ose e keni të ruajtur kodin PIN, nuk ka nevojë për riaktivizim.