Prezentohen rezultatet e projektit të IKSPJ-së -„Komunikimi human te të rinjtë: aspekte, faktorë dhe mënyra kreative për zhvillimin e tij”

Prezentohen rezultatet e projektit të IKSPJ-së -„Komunikimi human te të rinjtë: aspekte, faktorë dhe mënyra kreative për zhvillimin e tij”

 

Me mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike realizoi projektin „Komunikimi human te të rinjtë: aspekte, faktorë dhe mënyra kreative për zhvillimin e tij“, ndërsa rezultatet e tij u prezantuan sot në konferencën shkencore, në të cilën fjalim mbajti edhe sekretari shtetërore në MASH, Elena Ivanovska.

 

Ivanovska theksoi se bëhet fjalë për një nga 50-të projektet e mbështetura nga Ministria vitin e kaluar, me buxhet të përgjithshëm prej mbi 6 milionë euro, përmes Konkursit për financimin e projekteve kërkimore-shkencore në universitetet/fakultetet shtetërore, institutet shkencore dhe ASHAM-in. Gjithashtu potencoi se ky projekt trajton çështje të rëndësishme për të rinjtë, arsimin dhe shoqërinë.

 

“ Projekti po zbatohet në kohën e duhur, në epokën në të cilën dhuna mes bashkëmoshatarëve është sfidë e madhe shoqërore. Kjo dukuri negative nuk është në rritje për nga numri i veprave të kryera, por për nga shkalla e brutalitetit që shfaq një pjesë e të rinjve dhe apatia që shfaq një pjesë tjetër e popullatës së re. Hulumtimi do të japë përgjigje teorike për aspekte të caktuara të kësaj sfide komplekse. Por, rezultatet do të kenë kuptim të vërtetë vetëm nëse ndihmojnë në zhvillimin e qasjeve që do të mund të zbatohen në kontekstin real arsimor, dhe unë besoj se kështu do të jetë“, u shpreh Ivanovska, duke shtuar se ky projekt është mundësi për forcimin e mëtejshëm të lidhjes ndërmjet shkencës dhe sistemit arsimor.

 

Gjithashtu përgëzoi ekipin hulumtues dhe Institutin për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike për realizimin me sukses të projektit, duke theksuar se investimi në shkencë është investim në dije, ndërsa investimi tek të rinjtë është investim në të ardhmen e shoqërisë. Kur këto dy investime ndërlidhen me bashkëpunimin institucional dhe zbatimin praktik, vlera e tyre është edhe më e madhe.

Accessibility Menu