Janevska: për gjatë dy viteve në arsim janë investuar 70 milionë euro në mbi 90 projekte infrastrukturore

Janevska: për gjatë dy viteve në arsim janë investuar 70 milionë euro në mbi 90 projekte infrastrukturore

Një nga kushtet themelore për arsim cilësor është që të kemi infrastrukturë të mirë arsimore - shkolla të mira me kabinete të pajisura, qasje në pajisje IT dhe internet të sigurt si dhe objekte të përshtatura për gjithpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Ky është prioritet i Qeverisë aktuale dhe Ministrisë, dhe për dy vjet kemi investuar 70 milionë euro në mbi 90 projekte infrastrukturore.

 

Këtë sot e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, duke u përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend lidhur me atë ç'farë është bërë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Maqedoni gjatë mandatit të Qeverisë aktuale.

 

„ Vetëm përmes Ministrisë, kemi investuar 35 milionë euro në 7 objekte të reja shkollore, 4 salla të reja sportive, në rindërtimin e 30 objekteve ekzistuese shkollore dhe sportive, në rikonstruimin e dy konvikteve studentore, si dhe kemi zhbllokuar ndërtimin e FINKI-t dhe FKF-së, të cilat ishin ndërprerë në mënyrë të padrejtë. Përveç kësaj, Qeveria, përmes dy thirrjeve për financimin e investimeve kapitale, komunave i'u ndau 35 milionë euro për realizimin e 55 projekteve", u shpreh Janevska.

 

Ministrja gjithashtu rikujtoi se për shkak të futjes së konceptit të mësimdhënies me një ndërrim, zgjerohen kapacitetet e 14 shkollave në Qendër, Karposh, Aerodrom, Gjorçe, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Ilinden dhe Gradsko, ndërsa 15 projekte të tjera do të fillojnë në faza gjatë disa muajve të ardhshëm.

 

„ Do të ndërtojmë edhe 30 salla të reja sportive, ndërsa do ti rikonstruktojmë konviktet e tjera shtetërore të studentëve dhe gjashtë shkolla me qendra burimore. Mjetet tashmë janë siguruar”, informoi ministrja, duke theksuar se është e lehtë të krahasohen rezultatet e punës së Qeverisë aktuale të arritura për dy vjet dhe siç tha ajo, mosveprimi i atyre që ishin në pushtet në shtatë vitet e mëparshme, si dhe ata që nuk patën kurrë mundësi të menaxhonin institucionet, dhe janë gjithmonë ndër kritikët më të zëshëm.

Accessibility Menu