Sulejmani: Investimi në dije, inovacione dhe kapital njerëzor është investim në të ardhmen e vendit

Sulejmani: Investimi në dije, inovacione dhe kapital njerëzor është investim në të ardhmen e vendit

Arsimi i lartë përbën një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Investimi në dije, inovacione dhe kapital njerëzor është investim në të ardhmen e vendit. Vetëm përmes arsimit cilësor, të lidhur ngushtë me nevojat e ekonomisë, mund të krijojmë mundësi më të mira për punësimin e të rinjve dhe zhvillim më të qëndrueshëm të shoqërisë sonë.

Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, në panel-diskutimin me temë “Nga diplomimi deri te punësimi – si arsimi i lartë u përgjigjet nevojave të ekonomisë”, të organizuar nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal, në bashkëpunim me Forumin për Politika të Arsyeshme dhe Institutin për Shkenca Shoqërore dhe Humane.

Një nga sfidat kryesore të sistemit arsimor është harmonizimi i ofertës së arsimit të lartë me nevojat reale të tregut të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Universitetet nuk duhet të jenë vetëm institucione të cilat lëshojnë diploma, por qendra të cilat krijojnë kuadër kompetent dhe konkurrues, të aftë t’u përgjigjet kërkesave të ekonomisë bashkëkohore, deklaroi Sulejmani.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, theksoi zëvendësministri, zbaton politika konkrete në këtë drejtim përmes përforcimit të bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë, komunitetit të biznesit dhe institucioneve shtetërore, mbështetjes së programeve studimore në fushat deficitare, veçanërisht në sektorët STEM, si dhe përmes promovimit të mësimit praktik dhe zhvillimit të aftësive të cilat i kërkon tregu i punës.

Accessibility Menu