Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar konkurset për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të dytë dhe të tretë në vend, dhe ato gjenden në linkun në vazhdim: https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/stipendii-mon .
Bursat u dedikohen studentëve që janë të regjistruar në ciklin e dytë ose të tretë të studimeve në vend, në një nga fushat e mëposhtme shkencore: shkencat matematiko-natyrore (biologji, fizikë, gjeo-fizikë, gjeologji dhe mineralogji, kimi, biokimi, matematikë dhe informatikë) ose në shkencat inxhinierike dhe teknologjike (elektroteknikë, makineri elektrike, elektronikë dhe automatikë, energjetikë, gjeodezi, ndërtimtari dhe menaxhimi i ujërave, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknikë kompjuterike dhe informatikë, makineri, materiale, metalurgji, gjeologji dhe gjeo-fizikë e aplikuar, xehetari, komunikacion dhe transport, teknologji e produkteve ushqimore, teknologji tekstile dhe inxhinieri të telekomunikimeve, inxhinieri për mbrojtjen e mjedisit jetësor, inxhinieri për mbrojtjen e mjedisit të punës dhe inxhinieri industriale dhe menaxhment); shkencat humane; shkencat shoqërore
Të gjitha kushtet e tjera gjenden në konkurset.
Shuma e bursës për studime të ciklit të dytë në vend është 9.000 denarë dhe paguhet për nëntë muaj në vit, ndërsa bursa për ciklin e tretë të studimeve, në vlerë prej 18.000 denarë, ndahet për dymbëdhjetë muaj në vit.
Aplikimi bëhet në formë elektronike. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik dhe të bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, jo më vonë se më 20.2.2026.