Të gjithë aplikantët do të marrin aktvendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk, në pjesën “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokumenti i vendimit”.
APLIKANTËT E PAKËNAQUR NUK DUHET TË PARAQESIN KUNDËRSHTESA APO TË DORËZOJNË ANKESA PARA SE TË MARRIN AKTVENDIMIN!
PËR APLIKANTËT E MITUR, ANKESAT DUHET TË DORËZOHEN NGA PRINDI/KUJDESTARI.
Pas pranimit të aktvendimit, ankesat i dorëzohen Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative, Procedurat e Marrdhënies së Punës dhe Mbikëqyrjen Inspektuese në Shkallë të Dytë, në afat prej 15 ditësh nga pranimi i aktvendimit. Zyrat e Komisionit Shtetëror ndodhen në bul. Goce Dellçev nr. 18 (ndërtesa e MRTV-së, kati 11).
Përfituesit e bursave NUK kanë nevojë të dorëzonë kontrata të shtypura dhe të nënshkruara. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet në lidhje me përdorimin e bursës përcaktohen në vendim.