Komisioni Nacional për Tekste Shkollore mbajti seancë të re, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan disa vendime për miratimin e teksteve shkollore, në përputhje me Ligjin për Тekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
Në përputhje me proceset reformuese dhe politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në vitin shkollor 2026/2027 nxënësit do të pajisen me tekste të reja shkollore për disa lëndë për të cilat janë përpiluar programe të reja mësimore. Konkretisht, tekste të reja shkollore do të sigurohen për nxënësit e klasës së tetë të arsimit fillor, si dhe për nxënësit e vitit të dytë të arsimit të mesëm – gjimnaz.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar në sigurimin e materialeve mësimore cilësore, bashkëkohore dhe të disponueshme në kohë për të gjithë nxënësit, si një nga parakushtet kyçe për realizimin e suksesshëm të procesit edukativo-arsimor.
Shprehim mirënjohje ndaj anëtarëve të Komisionit Nacional për Tekste Shkollore për profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen e tyre të përgjegjshme në punë. Kontributi i tyre i rëndësishëm mundësoi tejkalimin me sukses të sfidave lidhur me sigurimin e teksteve shkollore dhe krijoi kushte që nxënësit t’i marrin në kohë mjetet e nevojshme mësimore.