Mbi 12 mijë nxënës sot po realizojnë provimin e dytë ekstern të maturës shtetërore në vitin akademik 2025-2026. Testi i gjuhës amtare relizohet në shkollat ku i plotësojnë kushtet në përputhje me rregulloret, ndërsa një pjesë të maturantëve i nënshtrohen privimit në amfiteatrot dhe sallat e ligjëratave të fakulteteve më të afërta.
Inspektim në procesin e provimit realizoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, i cili vizitoi shkollat e mesme "Cvetan Dimov" dhe "Zef Lush Marku" në Shkup.
"Sipas të gjitha informatave të arritura, provimi i maturës shtetërore po zhvillohet në përputhje me të gjitha procedurat dhe protokollet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës Shtetërore të Provimeve. Përfshirët në zbatim edhe sigurimin e procesit të rregullt, transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët”, tha Sulejmani.
Zëvendësministri potencoi se matura shtetërore paraqet moment të rëndësishëm, sepse është konfirmim i përkushtimit të nxënësve gjatë shkollimit të tyre dhe dëshmi e njohurive të cilët ata zotërojnë. Diplomën të cilën do të marrin është kusht për vazhdim në arsimin e lartë dhe për përfshirje në tregun e punës.