Nënshkruhet Deklarata e Synimeve  për Parandalimin e Dhunës tek të Rinjtë

Nënshkruhet Deklarata e Synimeve  për Parandalimin e Dhunës tek të Rinjtë

Pesë Ministri - e Arsimit dhe Shkencës, e Sportit, e Punëve të Brendshme, e Politikës Sociale, e Demografisë dhe Rinisë, si dhe e Transformimit Digjital - së bashku me institucionet partnere, organizatat joqeveritare, deputetët dhe anëtarë të tjerë të Grupit Kombëtar të Punës për Parandalimin e Dhunës tek të Rinjtë, i cili vepron me mbështetjen e OSBE-së, sot firmosën Deklaratën e  Qëllimeve  për Parandalimin e Dhunës tek të Rinjtë. Dokumenti synon të nxisë veprim të përbashkët edhe më të fuqishëm për t’u përballur me këtë sfidë të madhe shoqërore.

 

Nënshkruesit konfirmuan se do të angazhohen për krijimin e mjedisit të sigurt shkollor, edukimin për komunikim pa dhunë, parandalimin e dhunës në sport, sigurinë digjitale, shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale, si dhe për koordinim dhe përgjegjësi më të fuqishme ndërmjet institucioneve.

 

Në fjalimin e saj, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, theksoi se dhuna mes të rinjve ka ekzistuar dhe me gjasë do të vazhdojë të ekzistojë, ndërsa detyra jonë është ta ulim atë sa më shumë që të jetë e mundur. Siç theksoi ajo, gjatë viteve është ndërtuar mekanizëm për trajtimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve, i cili veçanërisht në dy vitet e fundit është avancuar ndjeshëm.

 

Kemi bërë ndryshime ligjore sipas të cilave shkollat janë të detyruara që në programet e tyre vjetore të punës të planifikojnë edhe programe për promovimin e mirëqenies së nxënësve, mbrojtjen nga dhuna, nga abuzimi dhe neglizhenca, parandalimin e diskriminimit, përmirësimin e komunikimit dhe aktivitete të ngjashme për ngritjen e vetëdijes për një mjedis shkollor paqësor dhe harmonik, në të cilin do të ketë mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Përforcuam shërbimet profesionale duke angazhuar kuadro aty ku mungonin dhe me trajnime për aftësi në parandalimin e dhunës, si dhe kemi rikthyer kujdestari e mësimdhënësve gjatë pushimeve në korridore dhe në oborret e shkollave”, tha ministrja Vesna Janevska.

Gjithashtu rikujtoi se, në bashkëpunim me sektorin privat, është përgatitur Manual për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë për trajtimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve, i bazuar në përgjigje efektive dhe shembuj nga praktika, si dhe  Manual për trajtimin e dhunës kibernetike.

 

“Të rinjtë nuk bëhen agresivë në shkollë, por agresivitetin e sjellin nga jashtë, ose më saktë- më shpesh nga familja. Në procedurë parlamentare janë ndryshimet ligjore që parashikojnë gjoba për prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve për të cilët do të konstatohet se kanë kryer dhunë mes bashkëmoshatarëve në shkollë”, shtoi Vesna Janevska, duke informuar se shumë shpejt do të fillojë edhe fushata ndërsektoriale për përballimin e dhunës familjare dhe asaj mes bashkëmoshatarëve.

 

 

Accessibility Menu