Rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave në katër kategori për nxënësit rom të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës
 
 Të gjithë aplikuesit do të marrin Aktvendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk, në pjesën “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokumenti për vendim”
 APLIKANTËT E PAKËNAQUR NUK DUHET TË PARASHTROJNË KUNDËRSHTIME OSE TË DORËZOJNË KËRKESA PËR APEL PARA SE TË MARRIN AKTVENDIMIN!
 
 PËR APLIKANTËT E MITUR, ANKESAT DUHET TË PARASHTROHEN NGA PRINDI/kujdestari.
 
 Pas marrjes së Aktvendimit, ankesat paraqiten në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative, Procedurë të Marrëdhënieve të Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në shkallë të dytë, brenda 15 ditëve nga pranimi i aktvendimit. Hapësirat e Komisionit Shtetëror ndodhen në Bul. “Goce Dellçev” nr.18 (ndërtesa e RTVM, kati 11).
 Përfituesit e bursave NUK duhet të dorëzojnë kontrata të shtypura dhe të nënshkruara. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet në lidhje me përdorimin e bursës janë të përcaktuara në aktvendim.
 

Accessibility Menu