THIRRJE PUBLIKE E PËRSËRITUR për përzgjedhjen e recensentëve të pavarur të cilët do t'i recensojnë projektet kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë, për periudhën e viteve 2026–2028

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19, 110/19, 154/19 dhe 121/24), Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit të projekteve kërkimore-shkencore përkatësisht programeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13), Aktvendimi nr. 20-12314/1 të datës 18.09.2025 për shpalljen e Konkursit për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë, për periudhën e viteve 2026–2028, nr. 20-1234/2 të datës 18.09.2025, të publikuar në bazë të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik të datës 1.11.2008 si dhe Aktvendimit nr. 20-878/2 të datës 21.01.2026, për shpalljen e Thirrjes së Përsëritur Publike për përzgjedhjen e recensentëve të pavarur që do t’i recensojnë projektet, pas Konkursit të publikuar për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë, për periudhën e viteve 2026–2028, nr. 20-12314/6 të datës 24.12.2025,

 

THIRRJE PUBLIKE E PËRSËRITUR

për përzgjedhjen e recensentëve të pavarur të cilët do t'i recensojnë projektet kërkimore-shkencore, pas Konkursit të shpallur për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë, për periudhën e viteve 2026–2028

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga kandidatët e paraqitur, do të kryejë përzgjedhjen e recensentëve të pavarur të cilët do t’i recensojnë projektet kërkimore-shkencore të dorëzuara, sipas Konkursit për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë, për periudhën e viteve 2026–2028 (në tekstin e mëtejmë: recensentë).

Recensentët duhet të kenë titull shkencor, përkatësisht titullin mësimoro-shkencor, nga sferat përkatëse kërkimore-shkencore, fushat, gjegjësisht lëmitë e kërkimit.

Përparësi do të kenë recensentët të cilët kanë përvojë ndërkombëtare dhe punime shkencore të publikuara gjatë pesë (5) viteve të fundit, para publikimit të Thirrjes Publike për recensentë, në revista me faktor ndikimi, të referuara në bazat Thomson Reuters ose Scopus.

Recensentët e paraqitur duhet të jenë nga fushat e mëposhtme kërkimore-shkencore, nga Klasifikimi i sferave kërkimore-shkencore dhe fushave sipas Klasifikimit Ndërkombëtar Fraskati dhe Rregullores për përcaktimin e Sferave kërkimore-shkencore të nivelit të tretë (lëmi) (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 91/2024), edhe atë:

 

- 1.01.00.05 Analizë dhe ekuacione diferenciale

- 1.06.00.06 Botanikë

- 2.01.01.04 Inxhinieri sizmike

- 2.02.00.05 Elektroenergjetikë

- 2.03.00.09 Automatikë

- 2.07.02.01 Gjeologji dhe gjeofizikë

- 2.07.02.02 nxhinieri e mjedisit të punës

- 2.07.01.05 Kontrolli dhe menaxhimi i materialeve të mbeturinave

- 3.05.02.02 Farmakoinformatikë

- 4.03.00.20 Terapi dhe mbrojtje shëndetësore e kafshëve

- 4.05.03.01 Cilësia dhe siguria e ushqimit

- 5.06.00.05 Politikë e aplikuar

 

Të drejtë aplikimi në Thirrjen Publike të Përsëritur kanë edhe recensentët që i përkasin sferës kërkimore-shkencore ose fushës në të cilën bën pjesë ndonjë nga lëmitë kërkimore-shkencore të përmendura më lart.

 

Nëse nuk ka recensentë të paraqitur nga lëmitë kërkimore-shkencore të përmendura më lart, do të mund të zgjidhen recensentë nga fusha kërkimore-shkencore në të cilën bën pjesë ndonjë nga lëmitë kërkimore-shkencore të lartpërmendura, ndërsa nëse nuk ka recensentë të paraqitur nga fusha përkatëse kërkimore-shkencore, do të mund të zgjidhen recensentë nga sferat kërkimore-shkencore në të cilën bën pjesë ndonjë nga lëmitë kërkimore-shkencore të përmendura më lart.

Recensentët e përzgjedhur, propozimet për projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore, pas Konkursit të shpallur për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë,

për periudhën e viteve 2026–2028 (në të cilat recensentët e përzgjedhur do të kenë qasje), do t’i vlerësojnë në bazë të kritereve në vijim:

 

Ø Kontribut në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;

Ø Origjinaliteti i qëllimeve dhe i përmbajtjes së hulumtimit;

Ø Kompetenca e hulumtuesit kryesor;

Ø Kompetenca dhe origjinaliteti i ekipit hulumtues;

Ø Kontributi në aftësimin e hulumtuesve të rinj;

Ø Relevanca e projektit në raport me qëllimet e përcaktuara;

Ø Konkurrueshmëria për bashkëpunim ndërkombëtar; dhe

Ø Realizueshmëria e projekt-propozimit (konstruksioni financiar, mundësia e zbatimit të rezultateve etj.).

 

Secilin nga kriteret e lartpërmendura të vlerësimit, recensentët e pavarur e vlerësojnë me notë nga një (1) (vlera më e ulët) deri në pesë (5) (vlera më e lartë). Projekti vlerësohet pozitivisht nëse ka marrë notë mesatare së paku tre pikë pesë (3,5).

 

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të vlerësimeve të recensentëve të pavarur, përpilohet lista e renditjes e projekteve të vlerësuara pozitivisht.

 

Vlera e mjeteve për kompensimin e punës së recensentëve është 6.000,00 denarë në shumë totale neto, për çdo projekt të recensuar.

 

Kandidatët për recensentë plotësojnë aplikimin elektronik dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës, të përcaktuar në këtë Thirrje të Përsëritur Publike për përzgjedhjen e recensentëve, në platformën http://e-uslugi.mon.gov.mk edhe atë:

 

Biografi e shkurtër – CV (të dhëna të përgjithshme për zhvillimin e karrierës, pjesëmarrje në konferenca dhe ngjarje të tjera me karakter shkencor, përvojë ndërkombëtare në fushën e hulumtimit, vlerësimit të projekteve, punime të botuara në revista shkencore në vend dhe jashtë vendit, etj.);

Në procedurën e vlerësimit të projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore të paraqitura ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë për periudhën e viteve 2026–2028, sipas Konkursit të shpallur për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë për periudhën e viteve 2026–2028, recensentët duhet t’u përmbahen normave profesionale dhe etike (objektivitetit, paanshmërisë dhe shmangies së konfliktit të interesit).

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit elektronik me dokumentacionin përkatës të bashkëngjitur është 01.02.2026.

 

Aplikimet elektronike të pakompletuara ose të dorëzuara jo në kohë nuk do të shqyrtohen.

 

Accessibility Menu