MASH: Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Arsimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Pa arsim cilësor nuk mund të zhvillohemi si shoqëri dhe të forcohemi si shtet. Prandaj po i rrisim mjetet që i investojmë në shkolla të reja dhe salla sportive, në pajisje dhe mjete teknike, në digjitalizim dhe në mundësi për shfrytëzimin e teknologjive bashkëkohore në mësimdhënie.

Magjia vërtet qëndron në dije, veçanërisht në një kohë kur po rriten sfidat globale. Përgjigjja më e mirë është t’i kthehemi arsimit dhe të theksojmë se secili mund të kontribuojë që ai të jetë më cilësor, qoftë si mësimdhënës, prind, kompani me përgjegjësi shoqërore apo organi-zatë joqeveritare.

Me burimet më të mëdha buxhetore deri më tani, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përqendruar në zhvillimin e programeve mësimore bashkëkohore, avancimin e gjithëpërfshirjes në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe në vendosjen e formulave të reja dhe më të drejta për financimin e shkollave. Zgjatja e kohës së kaluar në shkollë me aktivitete të synuara jo vetëm që përmirëson rezultatet arsimore, por ndikon edhe në zhvillimin e përgjithshëm të nxënësve. Kuadri mësimor ka siguri, merr paga më të larta dhe ka mundësi për zhvillim profesional dhe në karrierë si asnjëherë më parë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit – 24 Janarin, duke rikujtuar se arsimi është e drejtë themelore e njeriut dhe se ne synojmë që sa më shumë fëmijë dhe të rinj ta realizojnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Accessibility Menu