Thirrje publike për recensentë e tekstit shkollorë për arsimin fillorë

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

 

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik publikon thirrje publike për recensent me qëllim për të inkurajuar numër më të madh të personave që të aplikojnë  aplikojnë për recensent për lëndën e shënuar në thirrje .

 

  • Gjuha dhe kultura turke (lëndë me zgjedhje) për klasën e III të arsimit fillor nëntëvjeçar

 

 Recenzentët e paraqitur duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

Për kryetar:

- të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe me të paktën 10 vjet përvojë në mësim dhe

 

Për anëtar:

- të jenë mësimdhënës nga shkollat të mesme të përshtatshme për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe me të paktën 10 vjet përvojë pune në mësim.

 

Kandidatët e interesuar aplikimit detyrimisht duhet t'i dorëzojnë:

- çertifikatë ose diplomë për arsimimin e kryer përkatës, në origjinal ose e vërtetuar me vulë noteriale (kandidatët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

- certifikat se i plotësojnë kushtet konform nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

-vërtetim për përvojën e punës të lëshuar nga FPIRMV

- vërtetim nga institucioni ku është i punësuar.

 

Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr. Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup

 

Aplikacioni i plotësuar së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, në rr. Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 13.02.2026.

Aplikimet e dorëzuara jo të plota ose të parakohshme, nuk do të shqyrtohet.



                                                                                                                                 

 

Accessibility Menu