Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan informacionin për thirrjen për Çmimin për Inovacion në Sigurinë Globale (Prize for Innovation in Global Security) për vitin 2025, i cili shpallet nga Qendra për Politika të Sigurisë në Gjenevë (Geneva Centre for Security Policy – GCSP).
Fituesi i vendit të parë do të marrë çmim prej 10,000 CHF dhe certifikatë ekselence. Propozimet për projekte dhe punime të paraqitura duhet të tejkalojnë kufijtë kombëtarë në përmbajtje apo koncept dhe të trajtojnë sfida dhe çështje të sigurisë globale në mënyrë inovative. Projektet/punimet e dorëzuara për këtë konkurs janë të hapura për të gjitha fushat shkencore dhe mund të përfshijnë inovacione teknologjike dhe konceptuale, kërkime dhe iniciativa me karakter dhe tematika të ndryshme.
Afati për aplikim është deri më 25 shtator 2025, ndërsa fituesit do të shpallen në nëntor 2025.
Më shumë informacion rreth thirrjes për aplikim dhe çmimit gjenden në ueb faqen e GCSP në linkun në vazhdim: