Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se prej nesër fillon aplikimi për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2025-2026. Thirrja me kushtet dhe mënyrën e aplikimit është publikuar në linkun si vijon.
Afati per regjistrim për studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2025/2026 është deri më 5.9.2024
Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ndërsa në thirrjen mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë, gjegjësisht ciklit të dytë të studimeve, si dhe të studimeve të integruara të universiteteve shtetërore dhe private në vend. Aplikuesit duhet të janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të mos kenë të ardhura mujore nga ndonjë bazë më të larta se paga minimale neto në vitin vijues.
Gjatë parashtrimit të aplikimit, studentët detyrimisht duhet t`i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Fletëparaqitje për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në aplikacionin për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student. MASH zyrtarisht i siguron të gjitha dëshmit e tjera për plotësimin e kushteve, ndërsa të cilat i posedojnë MPB, DAP dhe shërbimet studentore të fakulteteve.
Çdo aplikant i cili ka nevojë për mbështetje të menjëhershme gjatë aplikimit për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student, mund t’i drejtohet Sektorit për standardin e nxënësve dhe të studentëve përmes kontaktit në vijim: subvensiran.obrok@mon.gov.mk.
Mbështetja financiare në shumë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. Kompensimi monetar nuk është parashikuar të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor.
Për realizimin e pagesave për subvencionimin e racionit për student, Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje me Shparkase Banka SHA Shkup. Që aty, të gjithë studentët të cilët do të fitojnë këtë të drejtë, për të cilën do të njoftohen nga MASH-i në mënyrë elektronike, do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Shparkase Banka për hapje të llogarisë së veçantë, të lidhur me kartë pagese të dedikuar.
Mundësia për aplikim për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student do të jetë e hapur në periudhën nga data 1 deri më datën 5, çdo muaj të vitit akademik 2025/2026, edhe atë për regjistrim të studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën për subvencionimin e racionit për student pas Thirrjes Publike ose e drejta e të cilit është ndërprerë për shkak të mosplotësimit të njërit prej kritereve, atëherë kur sërish do t’i plotësojnë.