Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19, 110/19, 154/19 dhe 121/24), Rregullores për mënyrën dhe procedurën për financimin e projekteve kërkimore-shkencore , përkatësisht programeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13), Aktvendimit nr. 20-12314/1 të datës 18.09.2025 për publikimin e Konkursit për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë për periudhën 2026–2028 nr. 20-1234/2 të datës 18.09.2025, të publikuar bazuar në Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik të datës 1.11.2008, si dhe Aktvendimin nr. 20-12314/3 të datës 11.12.2025 për publikimin e Shpalljes Publike për zgjedhjen e recensentëve të pavarur që do t’i recenzojnë projektet sipas Konkursit të publikuar për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë për periudhën 2026–2028, ministrja e Arsimit dhe Shkencës shpall
SHPALLJE PUBLIKE
për përzgjedhjen e recensentëve të pavarur që do t’i recensojnë projektet kërkimore-shkencore sipas Konkursit të publikuar për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë, për periudhën 2026–2028
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga kandidatët e paraqitur, do të bëjë përzgjedhjen e recensentëve të pavarur që do të recensojnë projektet shkencore-kërkimore të dorëzuara sipas Konkursit për financimin e projekteve të përbashkëta shkencore-kërkimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë, për periudhën 2026–2028 (në tekstin e mëtejmë: recensentë).
Recensentët duhet të kenë titull shkencor, përkatësisht mësimor-shkencor, nga fusha, drejtimi ose lëmia përkatëse kërkimore-shkencore.
Përparësi do të kenë recensentët që kanë përvojë ndërkombëtare dhe punime shkencore të publikuara gjatë pesë (5) viteve të fundit, para publikimit të Shpalljes Publike për recensentë, në revista me faktor ndikimi, të referuara në bazat e të dhënave të Thomson Reuters ose Scopus.
Recensentët e paraqitur duhet të jenë nga këto fusha kërkimore-shkencore, sipas Klasifikimit të fushave dhe drejtimeve kërkimore-shkencore sipas Klasifikimit Ndërkombëtar Frascati dhe Dekretit për përcaktimin e fushave kërkimore-shkencore të nivelit të tretë (fushat) (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 91/2024), edhe ato janë:
- 1.02.00.01 Shkenca kompjuterike
- 1.01.00.05 Analizë dhe ekuacione diferenciale
- 1.06.00.06 Botanika
- 2.01.01.04 Inxhinieri sizmike
- 2.02.00.05 Elektroenergjetikë
- 2.02.00.14 Teknologji dhe inxhinieri kompjuterike
- 2.03.00.09 Automatikë
- 2.07.02.01 Gjeologji dhe gjeofizikë
- 2.07.02.02 Inxhinieri mjedisore
- 2.07.01.05 Kontrolli dhe menaxhimi i materialeve të mbeturinave
- 3.05.02.02 Farmakoinformatikë
- 4.03.00.20 Terapia dhe kujdesi shëndetësor i kafshëve
- 4.05.03.01 Cilësi dhe siguri ushqimore
- 5.06.00.05 Politikë e aplikuar
- 6.02.01.16 Gjuhë angleze
Recensentët e përzgjedhur projektet e përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë për periudhën 2026–2028 me dokumentacionin e nevojshëm të rregullt të bashkangjitur në portalin https://e-uslugi.mon.gov.mk nga aplikantët – bartësit e projektit kërkimor-shkencor, në përputhje me Konkursin për financimin e projekteve të përbashkëta shkencore-kërkimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë për periudhën 2026–2028 (në të cilat recensentët e përzgjedhur do të kenë qasje), do t’i vlerësojnë në bazë të kritereve në vazhdim:
Ø Kontributi në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;
Ø Origjinaliteti i qëllimeve dhe përmbajtjes së kërkimit;
Ø Kompetenca e studiuesit kryesor;
Ø Kompetenca dhe originaliteti i ekipit kërkimor;
Ø Kontributi në aftësimin e studiuesve të rinj;
Ø Relevanca e projektit në lidhje me qëllimet e përcaktuara;
Ø Konkurrueshmëria për bashkëpunim ndërkombëtar; dhe
Ø Realizueshmëria e projektit të propozuar (strukturë financiare, mundësia e aplikimit të rezultateve, etj.)
Secili nga kriteret e përmendura për vlerësim, recensentët e pavarur e vlerësojnë me notë nga një (1) (vlera më e ulët) deri në pesë (5) (vlera më e lartë). Projekti vlerësohet pozitivisht nëse ka marrë notë mesatare të paktën tre pikë pesë (3,5).
Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, bazuar në notat e recensentëve të pavarur, do të bëhet lista e renditjeje të projekteve të vlerësuara pozitivisht.
Shuma e mjeteve për kompenzimin e punës së recensentëve është 6.000,00 denarë në shumën totale neto, për projekt të recensuar.
Kandidatët për recensues plotësojnë aplikacion elektronik dhe bashkangjesin dokumentacionin përkatës, të specifikuar në këtë Shpallje Publike për përzgjedhjen e recensentëve, në platformën e internetit https://e-uslugi.mon.gov.mk, edhe atë:
- Biografi të shkurtër – CV (të dhëna të përgjithshme për zhvillimin e karrierës, pjesëmarrje në konferenca dhe ngjarje të tjera shkencore, përvojë ndërkombëtare në fushën e kërkimit, vlerësim projektesh, punime të botuara në revista shkencore në vend dhe më gjerë, etj.);
- Deklaratë për përpunimin e të dhënave personale;
Në procedurën e vlerësimit të projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë për periudhën 2026–2028, sipas Konkursit të publikuar për financimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë për periudhën 2026–2028, recensentët duhet të respektojnë normat profesionale dhe etike (objektivitet, paanshmëri dhe shmangie të konfliktit të interesave).
Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të dorëzuara jo në kohë nuk do të shqyrtohen.
Kandidatët plotësojnë aplikimin elektronik dhe bashkangjesin dokumentacionin përkatës në platformën online http://e-uslugi.mon.gov.mk, deri më 28.12.2025.