Bashkimi i veprimit institucional dhe akademik është thelbësor për krijimin e politikave të bazuara në fakte dhe për ndërtimin e sistemit arsimor më cilësor

Bashkimi i veprimit institucional dhe akademik është thelbësor për krijimin e politikave të bazuara në fakte dhe për ndërtimin e sistemit arsimor më cilësor

Zëvendësministri Driton Sulejmani mori pjesë në prezantimin e rezultateve të hulumtimit i cili i analizon faktorët që ndikojnë në arritjet e nxënësve në arsimin fillor në testimet ndërkombëtare, ndërsa të cilat i realizon Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup.

Sulejmani theksoi se në kohën kur arsimi gjithnjë e më shumë vlerësohet sipas standardeve globale, analiza të tilla ndihmojnë në bashkimin e veprimit institucional dhe akademik dhe janë me rëndësi kyçe për përballimin me sfidat reale përmes krijimit të politikave të bazuara në fakte.

Nga autorët e hulumtimit u theksua se sfida kryesore për nxënësit e Maqedonisë është leximi me kuptim, si dhe se gjeneratat e reja i shprehin më me vështirësi mendimet e tyre dhe kanë vështirësi të përfshihen në diskutime për tekstet. Sugjerojnë rol më aktiv të mësimdhënësve dhe zbatimin e pesë teknikave: dëgjimi, leximi, rrëfimi, debatimi dhe ndërtimit të qëndrimit personal, përmes ekspozimit të teksteve të ndryshme dhe dialogut për zgjidhje brenda çdo lënde.

Hulumtimi është realizuar në mars dhe prill të vitit 2025, në 10 shkolla në dy komuna të Shkupit, me përfshirjen e 1.288 nxënësve, prej të cilëve 703 nga klasa e katërt dhe 585 nga klasa e tetë.

Accessibility Menu