Përbërje e re e Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore

Përbërje e re e Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore

Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore ka përbërje të re. Pas përfundimit të mandatit të përbërjes së mëparshme, është zgjedhur përbërje e re e cila gjatë 4 viteve të ardhshme do të punojë për avancimin e cilësisë së arsimit të lartë, intensifikimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar si mjet për identifikimin dhe adoptimin e praktikave të mira, me qëllim afërsimin e sistemit maqedonas me atë evropian për arsimin e lartë.

Në përbërjen e Këshillit Kombëtar 15 anëtarët e rinj janë: Prof. dr. Dimitar Trajanov, Prof. dr. Sonja Lepitkova, Prof. dr. Biljana Trajkovska, Prof. dr. Gordana Lazhetiq, Prof. dr. Drenusha Palloshi, Prof. dr. Kristina Skeparovska, Stefan Momir, Prof. dr. Valentin Mirçevski, Prof. dr. Natalija Atanasova Pançevska, Nikica Mojsoska-Bllazhevski, Prof. dr. Ana Trombeva, Doc. dr. Marko Spasov, Doc. dr. Murat Aliu, Prof. dr. Berton Sulejmani, Prof. dr. Agim Haziri.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila sipas ligjit organizon seancën konstitutive, i përshëndeti anëtarët e rinj, u dëshiroi punë të suksesshme dhe i falënderoi anëtarët e deritanishëm. Ajo theksoi se në periudhën e ardhshme para Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore i presin disa aktivitete të rëndësishme, në mes të së cilëve edhe miratimi i formulës së re për financimin e arsimit të lartë, si dhe ligjet e reja për arsimin e lartë dhe për veprimtaritë kërkimore-shkencore.

Accessibility Menu