Proejktligjet  për arsimin e lartë dhe për cilësinë në arsimin e lartë së shpejti në debat publik

Proejktligjet  për arsimin e lartë dhe për cilësinë në arsimin e lartë së shpejti në debat publik
Trupi koordinues kombëtar për reformat në arsimin e lartë shqyrtoi draft- versionet e të dy ligjeve kyçe për sigurimin e standardeve akademike evropiane dhe për cilësi më të lartë të arsimit tonë të lartë - Ligji për Arsimin e Lartë dhe Ligji për Cilësinë në Arsimin e Lartë.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, theksoi se shumica e anëtarëve të këtij trupi kanë marrë pjesë gjatë gjithë procesit të përgatitjes së ligjeve, dhe së bashku me Ministrinë po bëhet vlerësim final i dispozitave, para se ligjet të shpallen publikisht dhe t’u jepet mundësia edhe palëve të tjera të përfshira  dhe të interesuara  të kontribuojnë në përmirësimin e rregullativës.
Trupi koordinues kombëtar për reformat në arsimin e lartë u formua për herë të parë nga Qeveria aktuale me qëllim që institucionet akademike të prodhojnë kuadro me kompetenca të larta, njohuri të aplikuara dhe rezultate kërkimore me cilësi të njohur ndërkombëtarisht.
Ministrja Janevska  falënderoi të gjithë anëtarët e trupit koordinues, për angazhimin dhe konstruktivitetin duke potencuar se puna e tyre është pasqyrim i përgjegjësisë së lartë shoqërore dhe e përkushtimit të sinqertë për zhvillimin e arsimit.

Accessibility Menu