Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi në shkollat fillore "Krum Toshev", "Njegosh", "Vera Jociç" dhe "Naum Naumovski Borçe" në komunën e Gazi Babës, nga e hëna prej 15 shtatorit deri të premtën më 19 shtator, do të realizohet pa praninë fizike të nxënësve në shkolla, por online.
Për shkak të zjarrit në Trubarevë, komuna e Gazi Babës dhe rekomandimeve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor , në seancë urgjente të Qeverisë është marrë vendim që mësimi në katër shkollat fillore të zhvillohet përmes mësimit në distancë, duke përdorur mjete të komunikimit elektronik.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar shkollat që të organizojnë mësimin sipas kushteve të reja që po shfaqen.