Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj konferencës për shtyp të partisë politike LSDM, ku me të njëjtat deklarata të kopjuara nga viti i kaluar, po përpiqen të zhvlerësojnë diçka që është bërë mirë tani, dhe që duhej ta kishin bërë pikërisht ata në shtatë vitet e fundit. Për fat të keq, katër ministra nga radhët e tyre nuk arritën të sigurojnë tekste të reja shkollore, e as ta përmirësojnë ditarin elektronik, me të cilin mësimdhënësit janë përballur me sfida të mëdha deri në këtë vit shkollor.
Ju informojmë se tekste shkollore ka për të gjithë nxënësit. Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shtypi të gjithë tirazhin e kërkuar nga të gjitha shkollat, përmes aplikacionit të posaçëm elektronik për paraqitjen e sasisë së nevojshme të teksteve shkollore. Janë shtypur tekstet shkollore të miratuara më parë për të gjitha lëndët, të reja për klasën e shtatë dhe vitin e parë të arsimit të mesëm-gjimnaz, po ashtu edhe tekstet shkollore të reja për gjuhët e huaja, të cilët mungonin për shtatë vite!
Pjesa më e madhe e tirazhit, mbi 90%, është dorëzuar, ndërsa distributorëve u duhen edhe disa ditë për të përfunduar plotësisht shpërndarjen. Për më tepër, plani për shpërndarjen e teksteve shkollore tek nxënësit bëhet nga udhëheqësia dhe stafi i shkollës.
Në lidhje me ditarin e ri elektronik, Ju informojmë se i njejti është përgatitur me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes fondeve IPA, është testuar së bashku me përdoruesit dhe funksionon shkëlqyeshëm. Në sistem janë regjistruar tashmë mbi 250 mijë përdorues – mësues, drejtues klasash, drejtorë dhe administratorë. Janë futur më shumë se 90% e të dhënave për vitin shkollor 2025/2026. Janë krijuar mbi 15 mijë paralele, ndërsa drejtuesit e klasave kanë futur mbi 3000 orare mësimi. Të dhënat nga sistemet e vjetra janë transferuar në sistemin e ri.
Që nga fillimi i përdorimit të sistemit, nuk ka pasur asnjë probleme, ndërsa Ministria është vazhdimisht në dispozicion për çdo nevojë për mbështetje përdoruese dhe teknike përmes postës zyrtare elektronike.
Funksionaliteti i e-ditarit kontrollohet shumë thjesht nga çdo qytetar, në mënyrë elektronike duke hyrë në linkun https://ednevnik.edu.mk . Lehtësisht mund ta kontrollojë edhe LDSM. Por dhimbja e tyre është dështimi i viteve të kaluara që i çoi në opozitë, prandaj këto akuza të pa baza krijojnë një imazh se të gjithë janë njësoj si ata.
Rikujtojmë se gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar u ndërruan katër ministra të arsimit dhe asnjëri prej tyre nuk siguroi tekste shkollore, dhe as nuk aktivizoi ditar elektronik funksional.