Gjithsej 26 shkolla në të gjithë vendin, prej të cilave 19 fillore dhe 7 të mesme, morën mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për realizimin e programeve që synojnë mbrojtjen e nxënësve në vitin shkollor 2025/2026.
Aktivitetet e mbështetura janë të fokusuar në parandalimin e dhunës dhe diskriminimit mes bashkëmoshatarëve, si dhe në parandalimin e abuzimit me alkool, drogë dhe lojëra fati. Qëllimi është të forcohet siguria dhe gjithëpërfshirja në mjedisin shkollor. Rezultatet e thirrjes publike për grante për shkollat fillore gjenden në linkun vijues, ndërsa rezultatet për grantet për shkollat e mesme janë në linkun vijues.