Të rinjtë janë shtylla e zhvillimit shoqëror, ndërsa njohuritë, kreativiteti dhe energjia e tyre përbëjnë investimin më të madh në të ardhmen e shtetit. Prandaj, në mënyrë të vazhdueshme punojmë për krijimin e më shumë dhe mundësive më cilësore për arsimim, zhvillim personal dhe realizim profesional të brezave të rinj në vendin e tyre.
Me rastin e 12 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmon edhe një herë përkushtimin e saj që të rinjtë të jenë në fokus të politikave arsimore dhe reformave, si burimi më i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit.
Me përkushtim punojmë për përforcimin e standardit të nxënësve dhe studentëve, përmes masave që sigurojnë kushte më të mira për mësim dhe mbështetje për çdo të ri. Investojmë në përmirësimin e infrastrukturës arsimore, digjitalizimin e procesit arsimor, programe dhe tekste shkollore cilësore, si dhe në krijimin e mjedisit që nxit dijen, inovacionin dhe kreativitetin, por edhe respektin, tolerancën dhe unitetin.
Vëmendje të veçantë i kushtojmë mbështetjes së nxënësve dhe studentëve të talentuar, sepse besojmë se çdo i ri duhet të ketë mundësinë të realizojë potencialin e tij të plotë. Që nga viti i kaluar, një sërë masash të reja stimuluese janë bërë pjesë e sistemit të mbështetjes për të rinjtë e talentuar, të cilët përfaqësojnë shtetin në garat e mëdha ndërkombëtare.
Në hartimin e politikave arsimore kemi bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e nxënësve dhe studentëve. Qëndrimet, idetë dhe propozimet e tyre janë pjesë e rëndësishme e procesit të marrjes së vendimeve, ndërsa shumë prej kërkesave të tyre tashmë janë shndërruar në masa dhe aktivitete konkrete sistemore. Kjo qasje partneriteti do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse politikat më të mira krijohen së bashku me të rinjtë.
Gëzuar 12 Gushti - Dita Ndërkombëtare e Rinisë!