Konferencë kushtuar aktivizmit të nxënësve për ndërtimin e shkollave të sigurta

Konferencë kushtuar aktivizmit të nxënësve për ndërtimin e shkollave të sigurta

Në Shkup sot po mbahet konferencë kushtuar aktivizmit të nxënësve për shkolla të sigurta, në kuadër të projektit “Promovimi i mjedisit të sigurt shkollor”, të cilin e zbaton Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA, në partneritet me Ministri e Arsimit dhe Shkencës, Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar, Ambasadën e Parë Fëmijëve në Botë “MEGJASHI”, SMART AP - Laboratori për Inovacione Sociale dhe Fondacioni i Fëmijëve Pestaloci.

 

Në konferencë mori pjesë Elena Ivanovska sekretare shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e cila theksoi se në vend është vendosur mekanizëm për raportimin e rasteve të dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe se për çdo raportim kanë vepruar institucionet përkatëse. Ajo gjithashtu theksoi se nevojitet angazhim më i madh nga e gjithë shoqëria, veçanërisht nga familjet e nxënësve, pasi familja është mjedisi ku edukimi ka ndikimin më të madh dhe ku fitohen vlerat themelore, të cilat më pas zhvillohen më tej në shkollë.

 

“Rastet e dhunës ndërmjet nxënësve mund të raportohen drejtpërdrejt në Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për të cilat është hapur një adresë e veçantë elektronike- prijavinasilstvo@mon.gov.mk,  në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit dhe sigurisht drejtpërdrejt në shkollë te mësimdhënësi, pedagogu, psikologu ose drejtori, ndërsa ata, në përputhje me aktet nënligjore, kanë detyrim të na dërgojnë informacion, në mënyrë që të përfshihet edhe Shërbimi Pedagogjik dhe në situata më të ndërlikuara, Ministria e Punëve të Brendshme dhe qendrat për punë sociale”, tha Ivanovska, duke shtuar se gjatë këtij viti shkollor janë pranuar 41 raportime.

 

Ajo theksoi se mekanizmi për përballimin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve mund të përmirësohet dhe se Ministria tashmë po vepron në atë drejtim.

 

“Disa ditë më parë, në shkollat ​​ku pothuajse ishte harruar, rikthyem një praktikë të vjetër - në vend të nxënësve, në korridore dhe në oborret e shkollave, gjatë pushimeve të kujdestarojnë mësimdhënësit. Çdo shkollë patjetër të bëjë orar për mësimdhënësit dhe ata të kujdestarojnë. E rikthyem këtë praktikë sepse mësimdhënësit i njohin më së miri fëmijët dhe mund të dallojnë potencial për dhunë, sjellje destruktive etj.

  

“Mësimdhënësit të kalojnë nëpër trajnime të shumta për avancimin e tyre profesional, ndër të cilat edhe për parandalimin e dhunës”, shtoi Ivanovska.

 

Konform rregullativës ligjore, shkollat janë të obliguara  që në programet e tyre vjetore të planifikojnë edhe programe për promovimin e mirëqenies së nxënësve, mbrojtjen nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca, parandalimin e diskriminimit, përmirësimin e komunikimit dhe të ngjashme. Në këtë kontekst edhe MASH që në fillim të çdo viti shkollor u dërgon shkollave udhëzime për organizimin e sa më shumë aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore për nxënësit për ngritjen e vetëdijes për ndërtimin e mjedisit shkollor paqësor dhe harmonik, ku do të ketë mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

 

Nxënësit, në mënyrë shtesë përmes programeve mësimore dhe aktiviteteve jashtëmësimore, përgatiten gjithashtu edhe për veprim gjatë situatave dhe dukuri të jashtëzakonshme e të padëshiruara, ndërsa në konferencë u theksua se është e nevojshme organizimi i më shumë aktiviteteve të tilla në bashkëpunim edhe me sektorin civil.

 

Accessibility Menu